Sonte Golovkin kundër Wade
1 min readGenady Golovkin (34-0, 31 KO) do të mbroj titullin e kampionit të botës sonte me 23 prill në Inglewood të Kalifornisë. Ai përball do të ketë amerikanin Dominick Wade (18-0, 12 KO).
Ky meç i rëndësisë së madhe në kategorinë e mesme do të jetë i vlefshëm për titujt e kampionit botëror në versionin WBA-Super, IBF, IBO dhe për WBC-Interim.
Nëse Golovkin sonte mbrëma Waden, gjë që e cila pritet, atëhere Golovkin nga versioni WBC do të shpallet zyrtarisht kundërshtar i radhës i Saul Canelo Alvarezit. Alvarez është kampion zyrtar në WBC dhe do të duhej të mbron titullin ndaj Golovkinit. Por, ditë më parë Canelo theksoi se nuk është i gatshëm të boksoj me Golovkin. Ai theksoi se është i fokusuar në duelin që e pret me Amir Khan me 7 maj në Las Vegas. Por, versioni WBC do ti jap vetëm një muaj kohë për të pranuar luftën me Golovkin, për ndryshe titulli i kampionit atij do ti mirret.
Sa i përket duelit të nesërm ndërmjet Golovkin dhe Wade, këtë meç pritet ta fitoj Golovkin. Ai është favorit apsolut në këtë meç, sepse Wade është boksier debutues apo i ri për tu përballur me kazakun që ka dyfish më shumë duele se ai në boksin profesionist.
www. Kosovaboxing.org
22 prill 2016