Matjet Zyrtare nga Burgdorf i Zvicrës
1 min readBurgdorf, Zvicër, 22 prill 2016 – Janë zhvilluar matjet zyrtare në Burgdorf të Zvicrës, ku dy boksierët tanë Sefer Seferi dhe Erzen Rrustemi do të zhvillojnë meçet e tyre të radhës.
Sefer Seferi (20-0, 18 KO) përballë do të ketë boksierin nga Hungaria, Laszlo Hubert (44-18-1, 29 KO). Ky meç do të jetë i vlefshëm për titullin WBF Intercontintal në kategorinë kruzer.
Seferi në matje zyrtare doli të jetë 89.4 kg, ndërsa Hubert ishte ishte 88.9 kg.
Erzen Rrustemi (10-0, 8 KO) do të boksoj kundër argjentinasit Ruben Angel Mino (32-3-0, 32 KO). Ky meç pritet të jetë mjaft interesant, dhe meçi më sfidues deri më tani për Rrustemin.
Rustemi në matje zyrtare doli të jetë 94.7 kg, ndërsa Mino ishte 104. 1 kg.
Ngjarja e boksit do të filloj nga ora 19:00. Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të përcjellin këtë ngjarje mund ta ndjekin në adresën Sägegasse 19, 3400 Burgdorf.
www.kosovaboxing.org
22 prill 2016