Smakiçi nakauton Tamazashvilin në raund të parë
1 min readSundsvall, Suedi, 21 prill 2018 – Agron Smakiçi ka vazhduar me performancë të shkëlqyeshme duke shënuar fitoren e 13-të në karrierë në po aq meçe të zhvilluara deri më tani. Smakiçi (13-0, 11 KO) nakautoj gjeorgjianin Giorgi Tamazashvili (5-3-0, 5 KO) në raundin e parë.
Smakiçi e filloi mirë meçin dhe qysh në fillim të meçit e grushtoi fortë Tamazashvilin në pleksus duke e lënë të shtrirë në dysheme.
Smakiçi nuk e kishte në plan këtë meç, mirëpo promoteri i tij Erol Ceylan dëshiroi ta fut në program në parameç të Adrian Granat dhe Otto Wallin që do të kanë meçin kryesor të mbrëmjes.
www.kosovaboxing.org
21 prill 2018