RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Pervizaj shënon edhe një fitore të vlefshme

1 min read

Sandsvall, Suedi, 21 prill 2018 – Albon Pervizaj ka shënuar një fitore të vlefshme sonte në Sundsvall të Suedisë. Kjo është fitorja më e madhe e Pervizaj (8-0, 6 KO) kundrejt një kundërshtari mjaft të fuqishëm nga Gjeorgjia, Irakli Gvenetetadze (10-7-0, 9 KO).

Pervizaj e filloi mirë meçin dhe e përfundoj dhe më lehtë se që është pritur. Ai në kohën 1:23 të raundit të parë e hedhi në dysheme Gvenetetadzen i cili u zgjua dhe vazhdoi, por që kishte prerje të madhe në hundë dhe raundin e dytë nuk e filloi fare, duke e dorëzuar meçin. 

Pervizaj debutoi vitin e kaluar në boksin profesionist duke shënuar 6 fitore. Këtë vit po e vazhdon shkëlqimin duke bërë hapa të mëdha drejt ngritjes së ranglistave botërore. Ai këtë vit ka zhvilluar dy meçe deri më tani, dy fitore të mëdha.

www.kosovaboxing.org
21 prill 2018

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.