Elvis Hetemi dhe Senad Gashi duhet të dëshmohen këtë fundjavë
2 min readDy boksierët shqiptarë, Elvis Hetemi dhe Senad Gashi do të paraqitën këtë fundjavë me 21 prill në kryeqytetin e Gjermanisë në Berlin. Dy boksierët tanë do të kenë sfida të forta dhe për të ecur para të dytë do të kenë rastin që të dëshmohen.
Hetemi (10-0, 8 KO) një talent premtues i cili stërvitet nga trajneri Dirk Dzemski, shifet si një boksier i së ardhmës. Ishte pikërisht trajneri Dzemski i cili i kërkoi pronarit të SES Boxing Ulf Steinforth ta sjellë në Magdeburg. Ai përballë do të ketë ukrainasin e fuqishëm Roman Shkarupa (27-7-2, 11 KO). Shkarupa ka më shumë eksperiencë në boksin profesionist, gjithsejt 36 meçe, ndërsa për Hetemin ky do të jetë meçi i njëmbëdhjetë në karrierë në boksin profesionist. Një meç shumë i fortë ku Hetemi duhet të dëshmohet.
Sfidë të vështirë do të ketë edhe Senad Gashi. Gashi me bilanc njëqind për qind (16-0, 16 KO), të gjitha fitoret me ndërpreje do të ketë përballë gjermanin favorit të kësaj përballje, Tom Schwartz (20-0, 13 KO). Meçi do të jetë mjaf i vështirë për Gashin i cili 16 fitoret e tij i ka pasur boksier jo të nivelit të ngritur, ndërsa që Schwartz ka pasur përballje më të denjë dhe më sfiduese. Meçi i tyre do të jetë i vlefshëm për titullin WBO Interkontinental.
Kosova Boxing në bashkpunim me fotoreporterin e njohur Eroll Popova do t`ju sjellim fotografi ekskluzive nga matjet zyrater dhe nga meçi i Hetemit dhe Gashit. Duelet do të emitohen në televizionin gjerman MDR.
www.kosovaboxing.org
19 prill 2018