RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Sefer Seferi kundër Tyson Fury me 9 qershor

2 min read

Boksieri ynë Sefer Seferi do të ballafaqohet me ish-kampionin e padiskutueshëm botëror, Tyson Fury. Dueli i tyre do të zhvillohet me 9 qershor në Manchester Arena në Angli. 

Dueli do të jetë mjaft interesant, “HE’S BACK” është quajtur meçi i tij i rikthimit e tani ky rikthim për ne bëhet edhe më interesant pasi bokson me një shqiptarë.

Në rrjetet sociale ka pasur reagime të ndryshme, disa e kanë paragjykuar si të pa imagjinueshëm këtë meç, disa të pa shpresë duke mos besuar që Seferi mund ti kundërvihet, por kjo do të mësohet me 9 qershor atë mbrëmje ku Seferi do të ketë rastin e tij jetësor.

Seferi është treguar i aftë me 2016 kundër Emmanuel Char kur boksoi të gjitha raundet, të dhjetat kundër tij me më pak se një muaj stërvitje. Edhe tani nuk do të jetë lehtë duke ditur se Fury është boksier me të gjitha tiparet , shumë i mirë, por ai në dy vitet e fundit ka pasur probleme me drogë duke qenë posedues i rregullt i kokainës dhe njëkohësisht kishte shtuar peshë për së tepërmi, 30 kilogramë më shumë. Pra këto dobësi Seferi mund ti shfrytëzoj duke qenë në pikëpyetje forma e anglezit. Ndërsa edhe një përparsi ka Seferi, ai do të ketë dy muaj kohë për përgatitje. Seferi është i uritur për suksesë, shpresojm që të jap më të mirën me 9 qershor e pse jo, që edhe të dal fitues duke befasuar Fury-n. 

2 thoughts on “Sefer Seferi kundër Tyson Fury me 9 qershor

  1. I nderuari Artan,

    Fatkeqesisht boksieret tane te kategorise se rende jane sot per sot vetem numra per boksieret elitar. Nuk kemi me boksier si Krasniqi. I vetmi qe deri tash po bind eshte Smakiqi te tjeret nuk besoj qe jane te denje per top 20 e boksiereve. U pa lufta e Gjergjaj kunder Haye qe jemi shume larg me kualitet. Vllezerit Seferi sic dihet nuk kane pasur mundesi me te mira ekonomike sepse vullneti dhe guximi nuk u mungon. I uroj shume sukses por gjasat per fitore jane minimale!

  2. I nderuari Artan,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.