RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Shuhet nga jeta trajneri legjendar Fritz Sdunek

1 min read

Fritz SdunekNjëri ndër trajnerët më të mirë të gjitha kohërave në Gjermani dhe në Botë, Fritz Sdunek, ka ndërruar jetë sot në Hamburg të Gjermanisë. Sdunek 67 vjeçar njihet si trajneri i vëllezërve Klitschko dhe Dariusz Michalczewski, dhe shumë boksierëve tjer, por suksesin më të madh e arriti me këta tre boksier. Ai pas vetës la dy fëmijë një djal dhe një vajzë.

Sdunek arriti suksese edhe në boksin amator ku me Gjermaninë Lindore dhe boksierin Andreas Zuelow të fitoj medaljen e artë olimpike me 1988 në Seul të Koresë Jugore.

Gjatë karrierës ai përgatiti këta boksier: 

Vitali Klitschko, Wladimir Klitschko, Dariusz Michalczewski, Zsolt Erdei, Felix Sturm, Ola Afolabi, Juan Carlos Gomes, Sinan Samil Sam, etj.

Sdunek për një kohë në disa etapa ka punuar edhe me disa boksier tanë si Luan Krasniqi, Mirdi Limani, Arnold Gjergjaj, Besar Nimani etj.

Kosovaboxing.org
23 dhjetor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.