RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Krasniqi mbron dy titujt dhe i afrohet sërish titullit të botës

2 min read

Krasniqi vs. Sek - FightRobin Haxhi Krasniqi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj polakut Dariusz Sek. Në një luftë të fortë dhe emocionale në 12-raunde sa zgjati, Krasniqi tregoi edhe një herë se është i gatshëm për duelin e radhës për titull bote. Me këtë fitore Krasniqi mbrojti titullin WBA-Continental dhe WBO-International.
Meçi u përshkrua me shumë akcione nga dy boksierët, por ishte Krasniqi ai që pati më shumë goditje dhe që fitoi këtë duel me shumë meritë. Gjyqëtarët meçin e vlerësuan me 115-113, dhe dy të tjerë me 116-112. Kosova Boxing e vlerësoi meçin me 117-111 për Krasniqin.

Sek në përballje me Krasniqin vinte me një bagazh të madh nga boksi amator dhe poashtu nga boksi profesionist. Ai ishte përballur me boksierin tonë të sukseshëm Naim Terbunja me 1 mars 2008 në Peskara të Italisë, në kualifikimet për Lojrat Olimpike, ku Terbunja e pat mposhtur me rezultat 17-5. Ndërsa para përballjes me Krasniqin kishte 21 fitore (7 KO), një humbje dhe një barazim. 

Raundi i parë u nda si i barabartë ku sikurse Krasniqi, poashtu edhe Sek matën forcat e tyre duke qenë raund i barabartë. Dominimi i Krasniqi u shfaq në raundet dy, tre, katër ku i fitoi dhe krijoi një avantazh karshi polakut. Në raundin e pestë Sek u zgjua dhe filloi të sulmoj, por që Krasniqi në vazhdim baraspeshoi raundin duke e mbyllur këtë raund të barabartë. Raundi i gjashtë në vijim ishte i njejtë sikurse i pesti dhe shumë i vështirë të gjykohet. Në raundin shtatë Krasniqi humbi raundin ku Sek punoi më shumë. Ruandi i tetë mund të themi që ishte i barabartë. Raundi i nëntë dhe dhjetë ishte i Krasniqit prapë. Ndërsa raundi i njëmbdhjetë i barabartë, për ti takuar raundi i fundit polakut Sek. Në përgjithsi Krasniqi dominoi duelin dhe fitoi meçin pastërt, dhe kjo fitore i hap dritare për duelin e radhës të cilin mund ta ketë me Jurgen Brahmer me 21 mars në Rostok. Por, e gjitha do të mësohet në fillim të vitit 2015.

Kosovaboxing.org
22 dhjetor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.