Pritje madhështore në Prishtinë për Haxhi Krasniqin
2 min readPërgatiti dhe Foto:
Shpend Ahmeti
Hotel Swiss Diamond, Prishtinë, 22 dhjetor – Vetëm dy ditë pasi mbrojti titullin e kampionit të WBA-Continental dhe WBO-International, Haxhi Krasniqi, mori rrugën për Kosovë për të festuar fitoren e arritur ndaj Daruisz Sek dhe të pushoj disa ditë. Mirëpo, festimet së bashku Krasniqi u ndal në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” duke e befasuar dhe duke e sjellur drejt hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë, ku të gjitha mediet kosovare, pastaj krerët e dy federatave të boksit, dhe agjencioni Kosova Boxing, pritën boksierin tonë. Nuk munguan as vendasit e tij nga Juniku dhe të afërmit që erdhen ti bashkoheshin festimit dhe pritjes madhështore. Krasniqi u befasua por njëherit edhe iu gëzua shumë duke qenë edhe më krenar nga pritja madhështore. Këtu duhet përgëzuar organizimin nga gazetari ynë i njohur nga RTK, Artan Muhaxhiri i cili bëri gjithë organizimin dhe gjithçka ishte në nivelin e duhur.
Nuk munguan as dhuratat e shumta ku Federata e Boksit Profesionist i ndau çmimin “Anëtar Nderi” e cila iu nda nga kryetari Bekë Zeka. Edhe një mirënjohje tjetër iu nda nga Federata Profesioniste e boksit të Kosovës, për të arriturat e Krasniqit, i cili çmimi iu nda nga legjenda e boksit kosovar, njëherit nënkrytar i FboxProfK, Muharrem Gjocaj. Një mirënjohje iu nda edhe nga kryetari i FboxK-së, Ramadan Selimi. Ndërsa Agjencioni Kosova Boxing i ndajti çmimin e “Boksierit më të mirë për 2014”.
Kosova Boxing
23 dhjetor 2014