RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Shqipëria fillon mbarë me fitoren e Demaj, Kosova zhgënjenë me humbjet e Muharremit dhe Qunit. Sopa fillon me fitore

1 min read

kristian demajSamokov, Bullgari, 7 gusht 2015 – Kristian Demaj ka startuar për mrekulli kampionatin evropian duke shkëlqyer me fitore ndaj boksierit nga Bosnja e Hercegovina, Elvir Sendro. Demaj ishte më i mirë në tre raundet duke triumfuar tre me zero. Demaj me fitoren e arritur ngriti moralin e boksierëve tjerë të Shqipërisë që do të paraqitën në ditët e ardhshme si Krenar Zeneli, Albi Sorra dhe Asmer Bilalli.

Kosova dështoi plotësisht që në fillim me Pirro Qunin i cili u mposht me ndërprerje në raund të dytë nga boksieri nga Holanda, Roy Korving dhe Fisnik Muharremi me humbjen nga boksieri i Serbisë, Vladan Babic, poashtu me ndërprerje në raund të parë. Armend Xhoxhaj mbetet shpresa e vetme e Kosovës, edhe pse shorti i tij e vështirë ndaj boksierit nga Britania e Madhe, Joshua Buatsi e nxjerr boksierin tonë me pak shpresë për ndonjë rezultat të mirë. Porm besojmë në talentin, karrakterin dhe zgjuarsin që ka Xhoxhaj, i cili çdo kundërshtar do ta ketë të vështirë kundër tij. 

Boksieri nga Kaçaniku i Kosovës por që përfaqëson Gjermaninë, Kastriot Sopa filloi mirë evropianin. Sopa që fitoi medaljen e bronztë në Lojrat Evropiane në Baku, mposhti boksierin nga Polonia, Daniel Adamiec me rezultat 3 me 0.

Boksieri tjetër kosovar që mbron ngjyrat e Sllovenisë, Labinot Xhoxhaj u mposht nga boksieri i Letonisë, Nikolais Grisunins.

Kosovaboxing.org
7 gusht 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.