Kosova me tre boksier, Shqipëria me katër boksier në kampionatin evropian në Samokov të Bullgarisë
1 min readKampionati Evropian do të mbahet nga data 7 deri 15 gusht në qytetin Samokov të Bullgarisë. Ky do të jetë kampionati i 41-të evropian i boksit amator.
Sipas organizatorit kanë konfirmuar gjithsejt 37-të shtete pjesëmarrëse me gjithsejt 241 boksier dhe 107 trajner.
Kosova do të marrë pjesë me tre boksier: Armend Xhoxhaj (81 kg), Pirro Çuni (91 kg) dhe Fisnik Muharremi (+91 kg).
Shqipëria do të marrë pjesë me katër boksier: Krenar Zeneli (56 kg), Albi Sorra (69 kg), Asmer Bilalli (75 kg) dhe Kristian Demaj (91 kg).
Kosova Boxing do t`ju sjellë më të rejat nga kompeticion ku njëherit ju urojmë suksese të gjithë boksierëve tanë.
Kosovaboxing.org
6 gusht 2015