RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Analizë: Gjergjaj ka potencial t`a mposht Erkan Teperin

2 min read

Gjergjaj triumfuesBoksieri ynë më i mirë i kategorisë së rëndë Arnold Gjergjaj deri më tani ka arritur rezultate kulminante duke shënuar rekord impresiv në 28 meçe, të gjitha fitore, 20 me ndërprerje.

Gjergjaj, duelin e fundit e zhvilloi në qershor me rusin e njohur Denis Bekhatov, duke e mposhtur me vendim unanim pas 12 raundeve. Gjergjaj në këtë duel u gjet në vështirësi kur në raundin e pestë papritmas pranoi një goditje ku u gjet në nokdovn, por u zgjua dhe vazhdoi. Ai jo vetëm që vazhdoi por tregoi pjekuri duke stabilizuar vetën, ku më pastaj filloi dominimin duke fituar të gjitha raundet në vazhdim. Në këtë meç u pa një Gjergjaj që është pjekur për tu ballafaquar me më të fortit. Kjo fitore gjithsesi do ta forcojë boksierin tonë për sfidat që do ta presin në të ardhmen. Gjergjaj renditet i 10-ti në versionin EBU dhe në ranglistën e re që do të publikohet nga EBU, pritet të zëjë vend në mesin e TOP-5.

Çfarë duhet të bëjë Gjergjaj? 
Gjergjaj duelin e radhës do të duhej ta zhvillon në vjeshtë duke mbrojtur titullin EBU-EE, edhe një herë. Një duel kundër të ranguarit numër 6 në EBU, Alexander Ustinov apo Evgeny Orlov do të ishte e mirë se ardhur. Fitorja e radhës do ta sjellë në TOP dy apo tre në versionin EBU, dhe në fillim të 2016 do të ishte mirë të boksoj kundër kampionit në fuqi, Erkan Teper.

Titulli i EBU-së u la vakant nga britaniku Tyson Fury në muajin maj ku Fury me 24 tetor do të boksoj për titullin e kampionit botëror Wladimir Klitschko. Ndërsa që për titullin EBU u caktuan të boksojnë turku me nënshtetësi gjermane, Erkan Teper dhe britaniku David Price. Këtë ballafaqim e fitoi Teper me nakaut në raund të dytë, që u zhvillua me 17 korrik të muajit të kaluar në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Kosova Boxing me shumë vëmendje ka përcjellur këtë meç duke pasur parasysh boksierin tonë që në një të ardhme shumë të afërt mund të boksoj me kampionin Teper. Dhe nga ajo që kemi parë nga afër Teperin, atëhere themi se Gjergjaj ka potencial ta mposht Teperin dhe nuk duhet të vonoj, apo ta anashkaloj. Gjergjaj duhet të dëshmohet ndaj tij.

Artan Vërbica
4 gusht 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.