Bilalli dhe Sorra triumfojnë duke kaluar në xhiron dytë
1 min readSamokov, Bullgari, 8 gusht 2015 – Asmer Bilalli dhe Albi Sorra kanë kaluar pengesat e para në kampionatin evropian që po mbahet në Samokov të Bullgarisë.
Bilalli përball pati boksierin nga Çekia, Tomas Bezdova, të cilin e mposhti me 2:1 në raunde. Ndërsa që Sorra arriti ta mposht boksierin nga Greqia, Thodoris Ritzakis me rezultat 3:0.
Shqipëria ka filluar mirë kampionatin evropian ku tre boksierët që kanë zhvilluar meçet e para, kanë fituar duke siguruar garat për xhiron e dytë. Boksieri i katërt që do të paraqitet për Shqipërinë do të jetë Krenar Zeneli. Zeneli do të ketë meçin me 10 gusht.
Kosovaboxing.org
8 gusht 2015