RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Shpetim Shala sfidon titullin IBO

2 min read

Shala vs.Shpetim Shala do të sfidoj titullin e vlefshëm që konkurron me brezat e tjerë botëror, atë të IBO-së me 30 prill në Vienë të Austrisë.

Brezi IBO vjen pas katër brezave më të çmuar botëror si WBC, WBA, IBF dhe WBO. Titullin IBO e posedojnë disa nga boksierët më të mirë në botë në kategori të ndryshme, si Tyson Fury në kategorinë e rënd, Gennady Golovkin në kategorinë e mesme, Erislanda Lara në kategorinë super velter.

Shala përball do ta ketë boksierin me origjinë nga ishulli Polyniesia Franqeze të Oqeanit Pacifik, Cedric Bellais. Ky meç mund ta bëjë Shalën me titullin e katërt të fituar në karrierë. Ai më parë ka fituar titullin Internacional të Austrisë, titullin e kampionit të Austrisë, si dhe titullin WBF Interkontinental. Ky titull mund të jetë i katërti për te në thesarin e profesionistit pas 8 vite karrierë. Shala nuk ka mundur ta bëjë për veti vetëm titullin WBO Interkontinental të cilin e sfidoi vitin e kaluar ndaj Dominick Boesel duke pësuar me vendim unanim. Por, bilanci i tij në 22 meçe rezulton me bilanc të përkryer prej 20 fitoresh (8 KO), 1 humbje dhe 1 barazimi. Shala renditet i 63-ti në botë në boxrec.com. Me suksesin e tij në vitin 2015, Shala së bashku me Edis Tatlin dhe Dardan Zenunaj ka qenë ndër tre konkurruesit për boksierin e vitit nga Kosova Boxing.

Kundërshtari i tij Cedric Bellais, është 27 vjeçar. Ai deri më tani ka zhvilluar 28 meçe profesioniste me bilanc prej 18 fitoresh (8 KO), 7 humbje dhe 3 barazime. Karriera e tij është zhvilluar kryeisht në vendet ku flitet gjuha frenge, në Francë, Polyniesia Franqeze dhe Kanada. Bellais ka sfidur dy herë titullin e Francës në kategorinë super të mesme, por që dy herat ka pësuar me pikë. Më i sukseshëm është treguar në kategorinë gjysëm të rënd ku fitoi titullin WBF Interkontinental kur pikërisht Shala e kishte lënë vakant.

Meçi Shala dhe Bellais do të jetë mjaft domethënës për karrierën e boksierit tonë. Ai së fundi me sukseset e arritura gati çdo muaj pranon oferta, por që për te nuk janë interesante shumat e ofruara, por ambiciet duke kërkuar suksesin e ngadalshëm.

Artan Vërbica
24 mars 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.