RTK

RTKLive
20 Maj, 2024

Hekuran dhe Dardan Avdylaj paraqitën me 30 prill në Vienë

2 min read

Hekuran AvdylajDardan AvdylajDy kikboksierët tanë perspektiv Hekuran dhe Dardan Avdylaj do të paraqitën me 30 prill në Vienë të Austrisë. Promoteri i kësaj ngjarje Mërgim Veseli ka parashikuar që dy vëllezërit të janë pjesë e kësaj ngjarje.

Hekurani përball do ta ketë kroatin e njohur, Jasmin Bajroviç. Ndërsa Dardani do të ketë Rene Wimmer. Përballja e Dardanit me Wimmer do të jetë për titullin e Austrisë deri -86 kg.

Për dy vëllezërit nuk do të ketë asnjë ditë pushim, pasi të dytë do të kanë përballjet e radhës me 9 korrik. Të dytë i pret një ngjarje e fortë ku Dardani do të sfidoj titullin e kampionit evropian në versionin SPA deri 86 kg. Ndërsa Hekurani do të ketë duelin për titull bote në versionin e njejtë SPA deri -76 kg. 

Vëllezërit Avdylaj janë e ardhme e kikboksit tonë. Se kush janë vëllezërit Avdylaj mund ti shihni disa rekorde të tyre vetëm në Kosova Boxing:

Hekuran Avdylaj u lind më 11 dhjetor 1992 në Vjenë të Austrisë. Hekurani deri më tani ka zhvilluar 26 meçe duke shënuar 23 fitore (10 KO) duke pësuar edhe tre humbje në karrierë e tij. Hekurani paraqitet në kategorinë deri -76 kg.
23-vjeçari, titullin e parë në karrierë e fitoi vitin e kaluar duke u shpallë kampion evropian në versionin SPF në kategorinë deri më 75 kg. Ai mposhti gjermanin, Ramon Kubler me nokaut në raund të tretë.

Dardan Avdylaj u lind më 8 qershor 1995 në Vjenë të Austrisë. Dardani deri më tani ka zhvilluar 25 meçe me bilanc prej 21 fitoresh (6 KO) dhe 4 humbje. Dardani paraqitet në dy kategori, në -81 kg dhe -86 kg.
20-vjeçari, titullin e parë në karrierë e fitoi më 2013, duke fituar titullin e Gjermanisë në kategorinë gjysmë të rëndë, apo deri -81 kg në versionin WAKO. Po atë vit triumfoj duke fituar edhe në kampionatin e Austrisë meqë rast fitoi titullin e kampionit po në të njëjtën kategori, në -81 kg. Këtë vit u shpall kampion internacional i Austrisë në versionin ISKA, në kategorinë deri 86 kg. Ai mposhti çekun Daniel Vidovec me vendim unanim pas pesë raundeve.

Artan Vërbica
24 mars 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.