RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Shkodran Veseli kundër Jan Mazur me 30 prill

2 min read

Shkodran Veseli vs. Jan Mazur - Copymazur_body

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkodran Veseli do të ketë meçin e radhës me 30 prill në Vienë të Austrisë. Ai përball do ta ketë kundërshtarin nga sllovakia, Jan Mazur. Meçi i Veselit do të jetë kryesori i mbrëmjes.

Veseli pati një vit të përkryer vitin e kaluar. Ai zhvilloi 7 meçe duke shënuar 5 fitore dhe dy humbje. Ai mposhti kikboksierët e dalluar si syrinamezin Darryl Sichtmann, pastaj italianin Francesco Palermo, romunin Anghel Cardos, grekun Avramidis Christos dhe portugezin e fuqishëm Adelino Boa Morte. Ndërsa humbejt i pati nga sllovaku Vladimir Moravcik dhe belgun Djibril Ehoud. Por, humbjet e forta dhe sfiduese nuk arritën t`ia feshehin suksesin e artë dhe fitoret e mëdha të Veselit duke u zgjedhur kikboksieri i vitit nga “Kosova Boxing” për herë të dytë radhazi.

 

Jan Mazur

Kush është Jan Mazur: 
Jan Mazur është nga Sllovakia. Ai është 31 vjeçar dhe ka bilanc prej 55 fitore (16 KO) dhe 15 humbje në gjithsejt 70 meçe. Ai ka fituar disa tituj botëror si kampion botëror në versionin IPCC deri -72 kg në K-1 me 2015. Sukseset tjera janë kampion WKN-Interkontinental me 2013. Ndërsa me 2005 ka fituar titullin e parë të kampionit evropian në S1.

Biografia: Jan Mazur
Kategoria: 76-77 kg
Mosha: 31 vjeçar
Ekipi: Firegym, Banska Bystrica
Traineri: Martin Belak
Rekordi: 70 duele, 51 fitore (16KO), 15 humbje
Titujt: IPCC Kampion Botëror në K1, -72,6kg me 2015
WKN Interkontinental kampion me 2013
dhe S1 Kampion Evropian në Muay-Thai me 2005

Shkodran Veseli 3

Shkodran Veseli është 25 vjeçar. Ai deri më tani ka zhvilluar 91 meçe ku ka bilanc prej 73 fitoresh, 17 humbje dhe një barazim. Ai këtë vit fitoi titullin të vlefshëm IFN – Illyrian Fight Night. Ndërsa vitin e kaluar fitoi titullin e kampionit evropian në versionin WKU.  Veseli me 2013 fitoi titullin e kampionit evropian në versionin SPF. Ndërsa titullin e parë e kishte fituar me 2009 kur u shpallë kampion i Austrisë në versionin WAKO.

Biografia: Shkodran Veseli
Kategoria: 76-77 kg
Mosha: 25 vjeçar
Ekipi: Fight Gym Aarau
Trajneri: Zyber Rudaj dhe Daniel Urech
Rekordi: 91 duele, 73 fitore, 17 humbje dhe 1 barazim
Titujt: Fitues i titullit të vlefshëm IFN – Illyrian Fight Night -2016
WKU – Kampion Evropian – 2015
SPF Kampion Evropian në Muay-Thai 2013
Kampion i Austrisë në WAKO Pro me 2009

Përgatiti:
Artan Vërbica
24 mars 2016 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.