Lucas Browne rezulton pozitiv në doping test
2 min readVetëm dy javë pasi fitoi titullin e kampionit të botës në versionin WBA, duke mposhtur Ruslan Chagaevin në Grozny të Çeçenisë, Rusi, Browne ka rezultuar në doping test pozitivë.
Në testët e bëra Browne rezulton se ka konsumuar substancën e “CLENBUTEROL”. Kjo substancë konsiderohet si drogë të performancës për rritjen dhe ndërtimin e muskujve. Ajo rritë metabolizmin dhe djeg dhjamin. Me këtë substancë më parë janë përfshirë edhe çiklisti Alberto Contador, sprinterja Katrin Krabbe, dhe lojtarët e futbollit amerikan, Lachlan Keeffe dhe Josh Thomas.
Por, 36-vjeçari i cili deri më tani është pamposhtur në ring me bilanc 24-0 (21 KO) thekson se është i pafajshëm dhe nuk e din se si ka ardhur ky rezultatë. “Dua të siguroj të gjithë fansat e mij se unë nuk jam përdorues i drogave dhe nuk jam mashtrues” theksoi Browne për mediat botërore.
Promoteri i tij, ish-boksieri Ricky Hatton ka hedhur mbështetjen për boksierin e tij. “Ne nuk i kemi besuar komisionit përkatës të Test Dopingut të Rusisë, dhe kemi kërkuar vetë nga organizatori komisionin më të mirë në Botë, VADA “Voulnetary Anti-Doping Assosiation” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E kemi parashikuar këtë që mund të ngjajë dhe ja tani vjen ky rezultat i papritur. Dyshojmë se na kanë qitur në ushqim apo në ujë diçka, por ne jemi të pastërt dhe do të kërkojmë drejtësi”.
Kosovaboxing.org
23 mars 2016