RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Shpetim Shala bokson kundër Josip Jalusic me 1 Maj në Tiranë

2 min read

Prishtinë,  6 Prill 2010 – Shpetim Shala do të bokson kundër boksierit të njohur nga Kroacia, Josip Jalusic me 1 Maj në Tiranë. Dueli do të jetë parameçi i parë i duelit të Kreshnik Qatos i cili do të luftoj për brezin WBF të kategorisë së mesme. Shpetim Shala 7-0 (3 KO) javën e kaluar shkëlqeu në fitoren e tij, ku mposhti në prani të 1500 shikuesve në palestrën Karragaq në Pejë, kundër boksierit nga Sllovakia, Michal Tomko. Shala e gozhdoi me “Knock-Out” në raund të tretë, duke u rikthyer me fitore këtë vit.

Edhe vitin e kaluar Shala ishte në bisedime për të pasur duel me Josip Jalusic në Prishtinë, mirpo kundërshtari u lëndua dhe nuk udhëtoi në Prishtinë. Ai u zavendësua nga Lars Buchholz ku Shala dominoi në luftë me të, duke fituar titullin internacional të Austrisë.  Duelin Shale me Jalusic e mundësoi promoteri i njohur nga Shqipëri, Shpetim Redo, njëherit edhe menagjer i Shpetim Shalës. Redo gjatë gjithë karrierës e ka përkrahur dhe mbështetur Shalën.

Josip Jalusic 10-17-1 (7 KO) shquhet si boksier mjaft i fortë dhe i rrespektuar ndër kundërshtar. Ai është i njohur për adhuruesit e tonë të boksit, pasi ka boksuar me boksierin tonë të mirënjohur Nuri Seferi dy herë. Ai ishte mposhtur dy herë nga Nuriu, por i kishte qëndruar dy herë nga 12-raunde. Jalusic është boksier i tipit klasik dhe me vështërsi rrëzohet. Jalusic poashtu ka boksuar edhe me boksierin polak, kampionin botërorë në dy kategori, në gjysmë të rënd dhe kruzer, Thomasz Adamek, ku edhe kundër tij, i ka rrezustuar 8-raunde. Dueli Shala dhe Jalusic do të zhvillohet në 6-raunde dhe do të jetë një test i madh për boksierin tonë.

Artan Vërbica
6 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.