RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Adnan Salihu debuton me sukses në boksin profesionist

1 min read

Bruksel, Belgjikë, 3 Prill 2010 – Adnan Salihu ka debutuar me sukses në boksin profesionist. Ai ka mposhtur sllovakun Fratisek Pastor 0-8, me vendim unanim pas katër raundeve. Ish-boksieri i Kastriotit të Ferizajit i cili për shumë vite ka kaluar në boksin amator të Suedisë, do të paraqitet sërish në ring këtë muaj. Duelin e dytë profesional da t`a zhvilloj përsëri në Bruksel me 24 Prill, ndërsa kundërshtari ende nuk është përcaktuar. Kundërshtari i Salihut, Pastor u paraqitë në muajin Shkurt në Prishtinë kundër Xhavit Visokës. Ndryshe nga Salihu i cili triumfoj me vendim unanim, Visoka e mposhti me “Knock Out” teknik në raund të parë.

Adnan Salihu është 28-vjeçar dhe ka një përvojë të gjatë në boksin amator. Ai vitin e kaluar ishte sparring partner i Elvir Muriqit dhe Shpetim Shalës. Debutimi i tij mund të quhet i sukseshëm …

Artan Vërbica
5 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.