RTK

RTKLive
20 Maj, 2024

Shkodran Veseli kikboksieri më i mirë i vitit 2015

7 min read

Sh.Veseli 8Shkodran Veseli pa dyshim edhe këtë vit ka qenë kikboksieri më i dalluar nga shqiptarët në kikboks. Sikur se vitin e kaluar që u zgjedh kikboksieri më i miri i vitit nga agjensioni Kosova Boxing, edhe këtë vit Veseli e përsëritë suksesin e njejtë. Ai zhvilloi këtë vit gjithsejt 7-meçe dhe të shtatë meçet ishin të nivelit të lartë ndaj kundërshtarëve të vlerësuar.

Baden, Zvicër, 20 shkurt – E filloi mirë vitin 2015 ku me 20 shkurt në Baden të Zvicrës dyluftoi për titullin e kampionit evropian në versionin WKU, në kategorinë deri 76 kg. Ai përballë kishte holandezin me origjinë nga Syrinami, Darryl Sichtmann. Sichtmann kishte eksperiencë të madhe në kikboks me bagazh dhe tituj të mëdhenjë të fituar si kampion botëror në “World Champion W5” dhe kampion i turneut prestigjioz “Tatneft Cup”. Sichtmann  për trajner kishte legjendën e kikboksit botëror Remy Bonjasky. Pas një lufte në pesë raunde të forta, fitues doli Shkodran Veseli. Ky ishte triumfi dhe titulli më i madh i fituar nga Veseli në karrierën e tij.

Bazel, Zvicër, 25 prill – Meçin e dytë e zhvilloi me 25 prill në Bazel të Zvicrës. Ai përball kishte italianin Francesco Palermo. Ky duel u zhvillua në kategorinë deri 76 kg. Pas një dueli të fortë në tre raunde, fitues doli të jetë Veseli me vendim të një anshëm të gjyqëtarëve, dy me një.

Banska Bystryca , Sllovaki, 30 maj – Meçin e tretë të vitit Veseli e zhvilloi me 30 maj në Banska Bystryca të Sllovakisë. Ai për kundërshtar kishte vendasin Vladimir Moravcik. Ky duel ishte në kuadër të eventit “Full Fight 1”. Moravcik ishte një kikboksier me shumë përvojë dhe ky duel pritej me interesim të madh pasi dy tajbokserët kishin vlera të mëdha. Moravcik para kësaj përballje kishte 81 meçe me bilanc prej 74 fitoresh (28 KO), 6 humbje dhe një barazim. Veseli kishte fituar titullin e kampionit evropian tre muaj më parë pikërisht kundër Darryl Sichtmann, e Sichtmann e kishte mposhtur në fund të 2014-tës Vladimir Moravcik duke fituar titullin e kampionit botëror “W5 World Muay Thai” në kategorinë deri  77 kg, prandaj pritej duel i fortë dhe i paparashikueshëm. Dueli do të zhvillohej në tre raunde. Por, Veseli si duket e kishte respektuar për së tepërmi Vladimir Moravcikin. Kjo u pa gjatë këtij meçi ku Veseli nuk kishte qenë i përgatitur psiqikisht për këtë përballje duke e mbivlerësuar atë, dhe për këtë arsye ai humbi këtë meç. Veseli shumë mirë kishte goditur në këtë përballje herë pas here Moravcikin me grushte direkte dhe kroshe, por duke mos e vazhduar me kontinjutet goditjet dhe duke pritur kundërpërgjigjet nga kundërshtari. Konkretisht kundërgoditjet me gjunjë të Vladimir Moravcik i dhanë fitoren e merituar sllovakut. Kjo ishte humbja e parë e Veselit në këtë vit.

Spreitenbach, Zvicër, 13 qershor – Veseli e harroi shumë shpejt humbjen. Ai  u rikthye fortë me fitore ndaj romunit Anghel Cardos.  Ky duel u zhvillua me 13 qershor në Spreitenbach të Zvicrës . Meçi ishte super-fight , ndërsa që meçi u emitua edhe në televizionin e njohur sportiv, EuroSport. Cardos vinte në këtë duel me bilanc prej 28 fitoresh dhe 15 humbjeve nga gjithsejt 43 meçe. Pas një dueli të fortë në tre raunde fitues arriti të dal Shkodran Veseli me vendim të një anshëm, dy me një.

Biel Bienne, Zvicër, 3 tetor – Shkodran Veseli vazhdoi me shkëlqimin e tij. Ai me 3 tetor në Biel Bienne të Zvicrës mposhti grekun Avramidis Christos me vendim unanim pas tre raundeve. Veseli në këtë përballje pati kontrollin e plotë të meçit. Në raundin e dytë Veseli e hodhi Christosin në dysheme por ai u zgjua duke vazhduar dhe mbajtur deri në fund. Pas tre raundeve të forta në fund Veseli doli të jetë fitues me vendim unanim nga gjyqëtarët. Christos pësoi humbjen e 13-të, karshi 30 fitoreve në 43 meçe.  Ndërsa për Veselin kjo ishte fitorja e 72-të në karrierë.

Martigny, Francë, 7 nëntor –  Veseli nuk ndau asnjë ditë pushim, ai iu përvish punës drejt ngjarjes së ardhshme në Martigny të Francës, duke debutuar në “ENFUSION LIVE 33”. Ai përball pati portugezin Adelino Boa Morte, një kundërshtar të rrëzikshëm. Ishte një betejë e fortë në dy raundet e para të cilët dy taibokserët prezantuan të pranishmeve prezent por dhe atyre që e përcollën nepërmjet TV-së, një duel shumë interesant. Intensitetit i garës ishte i lartë që nga raundi i parë. Dueli ishte i pastërt dhe me teknik të lartë me kombinime me këmbë, duar dhe gjunjë, ku meçi ishte shumë i ngushtë në ato momente. Në raundin e tretë atë final, Shkodran Veseli shpërtheu duke ditur se çka duhet të bejë. Ai në këtë raund bëri dallimin ndaj portugezit duke rritur intenzitetin e dyluftimit dhe pas një mbrojtje të mirë arriti me një kundërpërgjigje të boks kombinimit me goditje të sakta ta hedh në dysheme Boa Morten, por portugezi u ngritë dhe vazhdoi. Veseli në minutin e mbetur bëri presion të madhë me goditje të forta por që portugezi arriti të mbahet me shumë vështirësi deri në fund.

Umwelterarena Spriet, Baden, Zvicër, 5 dhjetor – Se sa sfidues dhe i patrembur është Veseli tregon meçi i tij i fundit i këtij viti i zhvilluar në Baden të Zvicrës me 5 dhjetor. Ai do të duhej të dyluftonte me kampionin evropian në fuqi në versionin WBC, Wendy Annonay, ndërsa ky i fundit ishte tërhjekur në ditët e fundit dhe si zavendësues nga organizatori u caktua i rendituri numër dy në këtë version, belgu Djibril Ehoud. Por, Ehoud ishte me mbi peshë në 86 kg dhe Veseli pranoi përballjen vetëm për ti mos dështuar meçi, duke ditur se kikboksierin tonë e kanë planifikuar shumë adhurues shqiptarë ta përcjellin nga Austria, Gjermania, Zvicra dhe nga mbanë Evropa.
Dueli filloi me dinamizëm të madh ku dy kikboksierët synonin fitore sa që fituesi deri në fund nuk dihej. Në raundin e parë të dy kikboksierët shfaqën kujdes,  si Veseli poashtu edhe Ehoud. Në raundin e dytë ngritën intezitetin dhe filluan goditjet e forta në njëri-tjetrin. Ky raund u përmbyll si i barabartë. Në raundin e tretë eksplodoi Veseli duke dominuar plotësisht raundin. Veseli si një tajbokser i vërtet shfrytëzoi bërrylat e tij duke e lënduar seriozisht Ehoudin. Në këtë raund edhe qiti një herë në dysheme belgun, por ky me vështirësi u ngritë dhe vazhdoi. Si duket raundi i tretë i mori shumë energji dhe forcë Veselit ku pastaj Ehoud pati çastet e tij. Ai u rikthye furishëm në raund të katërt ku fitoi raundin bindshëm dhe Veseli u gjet një herë në nokdovn, por kikboksieri ynë vazhdoi. Raundi i pestë dukej të ishte përcaktues dhe ashtu doli ku pas një lufte të fortë Ehoud  ishte më i mirë, sigurisht që pesha e tij ideale dhe me e lartë i dha përparsi dhe kjo u pa fare mire. Veseli thjesht ishte i lodhur ndërsa tek Ehoud erdhi në shprehje kategoria e tij. Edhe Veseli shkëmbeu mjaft goditje por u rëzua një herë nga një “Low-Kick” nga Ehoud me të cilin humbi meçin për një pikë. Gjithsesi Veseli edhe përkundër humbjes ai i bëri krenar të gjithë shqiptarët e pranishëm dhe gëzoi ata me paraqitjen e tij, ndërsa që shumë nga ata nuk e ditën dhe e kuptuan më vonë se çfarë sakrefice bëri ky djalosh për ti bërë krenar.

Pas meçit Veseli ishte i mërzitur nga kjo humbje:”Unë pata përgatitje të mirë, por vija nga një meç i fortë që kisha me Adelino Boa Morte. Kisha vetëm 8-javë përgatitje dhe bëra gabim që pranova një duel të vështirë dhe sfidues siç ishte ky. Edhe pse kundërshtari u ndërrua në ditët e fundit, unë besoj që të dytë janë të një kalibri. Ndoshta tek humbja erdhi pse unë isha përgatitur për një tajbokser tjetër dhe në momentet e fundit mu ndërrua kundërshtari, por prapë mendoj se gabimi ishte se këtë vit zhvillova shumë meçe plot shtatë të një niveli të lartë dhe erdhi në shprehje lodhja që rezultoi me këtë humbje” tha Veseli për Kosova Boxing,

Me 5 fitore dhe 2 humbje këtë vit, dhe me titullin evropian të fituar në versionin WKU, Veseli u zgjodh  kikboksieri më i mirë për 2015. Kosova Boxing ka nderin që përzgjedhi më të mirin.

Veseli deri më tani ka zhvilluar 90 meçe në kikboks me bilanc prej 73 fitoresh, 16 humbje dhe një barazim.

Kosovaboxing.org
4 janar 2016

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.