RTK

RTKLive
21 Tetor, 2021

Edis Tatli boksieri më i mirë i vitit 2015

3 min read

Edis TatliKurora e boksierit më të mirë nga agjensioni Kosova Boxing këtë vit do ti takoj boksierit tonë nga Prizreni me rezidencë në Finlandë, Edis Tatlit. Tatli edhe në vitin 2013 ishte përzgjedhur boksieri i vitit nga agjensioni ynë, ndërsa që kjo është hera e dytë që ai do të fitoj këtë epitet nga Kosova Boxing.

Pasi nuk arriti të fitoj titullin e kampionit të botës me 2014, ku ishte fare pranë fitores ndaj kubanezit Richar Abril të cilin humbi me vendim të një anshëm, Tatli nuk e vajtoi shumë këtë humbje (të parën në karrierë), ai e vazhdoi rrugëtimin e tij, por jo duke ndjekur prapë titullin e botës, por vendosi që kësaj radhe të marrë një rrugë më të gjatë, së pari të fitoj titullin e kampionit evropian, e pastaj të shoh rastin për titull të botës.

Fillimisht për të marrë mundësinë të sfidoj titullin e kampionit evropian të versionit EBU, titullit më të vlefshëm, Tatli duhej pas humbjes me Abril të zhvilloj një meç, ky është edhe rregulli i EBU-së që boksieri që ka në meçin e fundit humbje nuk mund të jetë sfidant i titullit evropian. Ai dhe promoter i tij Pekka Maki vendosën që Tatli paraprakisht të zhvilloj një meç në gjashtë raunde, ku vendosën për letonezin Olegs Vilcans, ku ky meç u zhvillua me 24 janar. Tatli këtë duel arriti ta fitoj me ndërprerje në raund të parë. Me këtë fitore atij iu hap mundësia të sfidoj titullin e kampionit evropian.

Gjithçka ishte bërë gati për titullin evropian dhe Tatli tani ishte numri 1 në EBU në kategorinë e lehtë dhe ai ishte nominuar nga EBU që të sfidoj kampionin në fuqi, italianin Emiliano Marsili, një boksier i pamposhtur me bilanc prej 31 fitoresh (14 KO) dhe një barazimi. Marsili për dy vite rresht ishte kampion evropian, ndërsa titullin evropian e kishte mbrojtur katër herë. Marrëveshja u arritë nga dy taboret dhe promoteri i Tatlit, Pekka Maki fitoi tenderin që dueli i Tatlit dhe Marsilit të zhvillohet në Finlandë. Mirëpo, kjo marrëveshje më pastaj u shfuqizua pasi Marsili vendosi të mos e mbroj titullin duke sfiduar një titull tjetër, atë WBC Silver, ndërsa që titulli EBU u shpallë vakant dhe tani për këtë titull duhej të boksonin të renditurit një dhe dy, e ata ishin Edis Tatli dhe franqezi Yvan Mendy. Dueli i tyre u vendos që sërish të zhvillohet në Finlandë dhe data e betejës u caktua 25 prilli. Mendy vinte si kampion në fuqi i Francës në kategorinë e lehtë. Ai kishte bilanc prej 30 fitoresh (15 KO), tre humbjeve dhe një barazimi. Tre humbjet i kishte pësuar me pikë duke mos humbur asnjëherë me ndërprerje. Njërën nga humbjet e kishte pësuar nga kampioni botëror në versionin WBC, ukrainasi Viktor Postol. Dhe pas një dueli të fortë në 12-raunde, triumfues doli Edis Tatli ku tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e tij me rezultat 116-112, 116-112 dhe 117-111. Tatli ishte kampion i ri evropian. Ai bëhet shqiptari i tretë që fiton titullin e EBU-së pas Shpend Abazit dhe Luan Krasniqit.

Se sa me vlerë ishte Mendy dhe i vështirë për tu mposhtur, tregon suksesi i tij pas duelit me Tatlin. Ai shënoi tre fitore një pas njëshme, dhe njërën ndër kundërshtarët që e mposhti ishte kampionin olimpik nga Londra 2012, Luke Campbell 12-1 (10 KO), duke i shfaqur humbjen e parë në karrierën e profesionistit.

Tatli përmbylli vitin edhe me një fitore tjetër. Ai me 21 nëntor mposhti boksierin nga Gjorgjia, Ramaz Babnadze me nakaut teknik në raund të tretë. Tatli dominoi meçin dhe goditjeve të tij të sakta nuk arriti ti përballoj Babnadze. Tatli me këtë fitore ngriti rezultatin e tij në 26 fitore (9 KO) dhe një humbje. Ndërsa për Babnadze kjo ishte humbja e tretë në karrierë, karshi 16 fitoreve (12 KO).

Kosovaboxing.org
4 janar 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.