RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Shkëlqejnë Maliqaj dhe Nikqi kundër ekipit nga Hamburgu

1 min read

Gebenstorf, Zvicër17 Shtator 2011 – Klubi i boksit Gebenstorf i cili ka shumë boksier shqiptar ka shkëlqyer në një meç miqësor me ekipin nga Hamburgu duke triumfuar me rezultat të thellë 11-1. E kemi përcjellë me rëndësi të madhe pasi klubi më i trofeshëm shqiptar nga Kosova, K.B.Prishtina do të zhvilloj një ndeshje me 1 Tetor, me klubin zvicëran “Boxing Club Gebenstorf”. Në ndeshjen e fundjavës që lam pas, ylli i klubit nga Gebenstorf, Egzon Maliqaj triumfoj ndaj Daniel Egbide me vendim unanim pas tre raundeve. Maliqaj tregoi luftë të bukur duke treguar cilësi të lartë. I shkathët ishte edhe njëri ndër boksierët më të mirë në kategorinë e mesme në Zvicër, Kreshnik Nikqi i cili triumfoj ndaj gjermanit të natyralizuar turk. Dueli ishte interesant dhe i paparashikueshëm por Nikqi në momente vendimtare arriti të jap më shumë goditje të sakta duke fituar këtë meç. Dueli i radhës i klubit Gebenstorf do të jetë kundër ekipit të klubit boksit Prishtina me 1 Tetor në Zvicër. Më shumë rreth këtij meçi do t`ju sjellim në ditët në vijim. Krahas këtij meçi miqësor amator do të ketë edhe një meç profesionist ku Arnold Gjergjaj do të zhvillon duelin e tij të 12-të në boksin profesionist. Biletat e këtij meçi mund të rezervoni në numrin e telefonit +41 796 684 017.

Shpend Ahmeti
20 Shtator 2011

1 thought on “Shkëlqejnë Maliqaj dhe Nikqi kundër ekipit nga Hamburgu

  1. Can i fight in Kosovo ? Pier Paolo Cardinali 72 kg. I have others italians boxers with me: Fabrizio Lupano debut 72 kg, Michele Zanella 76 kg, Giorgio Cacciaglia 76 kg. Call us and we come.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.