RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Kosova përfaqësohet denjësisht në turnet ndërkombëtare në Sarajevë dhe Nikshiç

2 min read

Prishtinë, 13 shtator 2011 – Sot në Shtepinë e sporteve në Prishtinë, FboxK-Federata e Boksit të Kosovës, mbajti konferencë për media. Kosova ishte pjesëmarrëse në këtë fundjavë në dy turne, në Sarajevë (Bosne e Hercegovinë) dhe Nikshiç (Mal të Zi).

Në Sarajevë në turneun të –IX- ndërkombëtar “Hakija Turaljiç-Talijan” Kosova u përfaqësua me dy boksier, Liridon Zeqiri në 60 kg dhe Egzon Muçolli në 81 kg. Në meçin e parë, apo ndeshjen gjysmëfinale Liridon Zeqiri mposhti boksierin boshnjak David Cufaj me ndërprerje në raund të parë, ndërsa Egzon Muçolli humbi nga boshnjaku Djemajl Boshnjak me vendim të gjyqëtarëve. Në finale Zeqiri u takua me reprezentuesin e Bosne e Hercegovinës, Mario Aleksiç të cilin e mposhti me 6:3. Zeqiri tregoi boks të bukur duke dominuar ndaj ish-pjesëmarrësit në kampionatin evropian, dhe njëherit Zeqiri fitoi edhe epitetin e boksierit qifit më luftarak. Të pranishëm në Sarajevë ishte edhe legjenda e boksit tonë, sekretari Mehmet Bogujevci he gjyqëtari ndërkombëtar Latif Demolli, i cili ndau drejtësi në këtë turne, duke u vlerësuar lartë nga delegati. Në këtë turne morën pjesë 8 shtete, e ndër to edhe Shqipëria, gjë që Kristian Shytani fitoi në konkurrencën deri 64 kg.

Në fundjavën që lamë pas Kosova mori pjesë edhe në një ndeshje reviale në Nikshiç të Malit të Zi, ku boksuan dy boksier tanë perspektiv, Arian Gashi në 69 kg, dhe Besian Ramadani në 75 kg. Ramadani u mposht nga boksieri me përvojë malazes, Bosko Otoseviç me ndërprerje në raund të tretë, pasi traineri Mehmet Haxhani e tërhjeku për të mos e lënduar. Poashtu Arian Gashi boksoi me Emir Sabotiç ku boksieri ynë humbi me rezultat të ngushtë 3 me 2. Në këtë ndeshje boksieri ynë tregoi boks cilësor, por gjyqëtari në ring e ndëshkoi parejtësisht në raund të parë me vërejtje teknike, gjë që rezultoi drejtpërdrejt në rezultat. Në ekipin e përbërë në Mal të Zi ishte Mehmet Haxhani dhe Agim Tahiraj.

Kosovaboxing.org         
14 Shtator 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.