RTK

RTKLive
28 Shtator, 2021

Kosova me tre boksiere në Poloni

1 min read

Prishtinë, 21 Shtator 2011 – Se boksi femëror në Kosovë është në rritje, na tregon fakti se tri përfaqësueset tona do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar në Gliwice të Polonisë. Turneu është tradicional dhe është i gjashti me rend. Edhe vitin e kaluar Kosova ishte pjesëmarrëse ku Fatlume Ahmeti arriti të fitoj medaljen e artë. Turneu “International Silesian Women Championships in Gliwice” fillon sot me 21 Shtator dhe do të zgjasë deri të shtunden me 24 Shtator. Kosova do të përfaqësohet me tre boksiere, Fatlume Ahmeti 56 kg, Marigona Beadini 60 kg dhe Albulena Gubetini në 64 kg. Në Poloni të drejtën në gjykim do të ndaj edhe gjyqëtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli. Selektori i Kosovës, Xhevdet Peci është mjaft optimist për këtë turne, ku sipas tij Kosova do të kthehet me më së paku dy medalje të arta. “Pres të paraqitemi sa më mirë dhe të kthehemi së paku me dy medalje të arta” theksoi Peci për Kosovaboxing.org. Në ditët në vijim do t`ju sjellim lajme ekskluzive nga Polonia.

Foto : Avdush Cakaj

Kosovaboxing.org
21 Shtator 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.