RTK

RTKLive
28 Shtator, 2021

Një të argjent dhe një të bronzt fitojnë kosovaret në Gliwice në Poloni

1 min read

Gliwice, Poloni, 24 Shtator 2011 – Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencat e femërave ka arritur të përfaqësohet denjësisht duke fituar një medalje të argjent dhe një bronzi. Tri boksierët tona, Fatlume Ahmeti, Marigona Beadini dhe Albulena Gubetini i dhanë një fytyrë kulture Kosovës në Poloni duke treguar se edhe pse jemi shteti më i ri në botë, në Kosovë kultivohet edhe boksi femëror. Boksierja jonë më e mirë Marigona Beadini, që është pritur shumë nga ajo në këtë turne, pësoi që në meçin e parë një lëndim dhe dorëzoi meçin, gjë që ishte fatale. Por Albulena Gubetini ishte ajo që la më së shumti mbresa ku fitoi medaljen e argjent, ndërsa Fatlume Ahmeti edhe pse humbi arriti të fiton medaljen e bronzt. Gubetini në finale boksoi me vendasën polaken, Hanna Solecka e cila tregoi luftë të mirë, por në fund gjyqëtarët vlerësun fitoren ndaj polakes. Në turneun“International Silesian Women Championships in Gliwice” ndau drejtësin edhe gjyqëtari Latif Demolli, i cili mori notë të lartë nga delegati i AIBA-së Piotr Byrd. Lajmin për Kosovaboxing.org e bëri Latif Demolli. Ekspedita e përbëre e Kosovës pritet të kthehet sot në Kosovë.

Kosovaboxing.org
25 Shtator 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.