RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Sherifi mposhtet nga July

2 min read

Shkruan: Artan Vërbica 

Sevdail SherifiAtlantic City, New Jersey, SHBA, 24 janar 2014 – Ëndrrën amerikane që e kishte pasur para se të udhëtonte në SHBA vitin e kaluar, Sevdail Sherifi, nuk ka arritur ta realizoj ashtu siç e kishte paramenduar. Ai për një vit zhvilloi tri meçe duke arritur vetëm një barazim dhe dy humbje nga tri meçet e zhvilluara. Por, Sherifi duhet të përgëzohet për disa arsye, ai nuk nguroi dhe që nga fillimi sfidoi boksier të fortë. Ai mbrëmë boksoi me amerikanin Venroy July 16-1-2 (6 KO), i cili humbi përballjen pas gjashtë raundeve të forta. Të tre gjyqëtarët fitoren e vlerësuan për amerikanin, Henry Grant me 59-55, George Hill me 58-56 dhe Ron McNair me 58-56.

Kosova Boxing vlerëson boksierin tonë Sherifi si një personalitet profesional me zemër të madhe dhe ambicioz, por mendojmë se janë pikërisht këto elemente që atë e dërguan te kjo disfatë. Ai në paraqitjen e parë të vitit të kaluar në SHBA me Joshua Harris, e humbi në saje të papërvojës dhe dëshirës së madhe, ku dominoi, por që humbi fitoren e tij nga duart pas një pakujdesie. U rikthye në muajin nëntor ndaj një boksieri të pamposhtur në nëntë meçe, Quantis Graves duke barazuar. Dha tani pa i bërë tre muaj sfidon një boksier të klasit të lart si July, në të cilën mposhtet me vendim unanim.

Po, pse erdhi deri te kjo situatë, është pikërisht menaxhmenti joprofesional. Edhe pse kemi respekt për Ajet Dovolanin, një biznismen i shquar që ka sjellur risi për boksin shqiptar, ai është dashur të angazhoj një trainer special, një këshilltar që e njeh boksin, që njeh cilësit e Sherifit, dhe një matchmaker të dalluar. Sherifi për meçin e fundit të tij është stërvitur në Zvicër në vend se të stërvitet në SHBA. Trajneri i tij në Zvicër, Accardi Pasquale, nuk ka përvojën e duhur për ta shtyrë para. Sparringun e ka zhvilluar në disa vende në Zvicër me shumë vështirësi dhe është dashur dy javë para meçit të udhëtoj në SHBA për tu akomoduar me të gjitha dhe klimatizimin poashtu. Janë këto gjëra që kanë rezultuar me humbje.

Besojmë që Sherifi do të mobilizohet dhe të mësoj nga këto disfata duke kërkuar sfida të ardhshme. Humbjet e tij janë burrërore nga kundërshtar të denjë, por kanë mundur me pak menaxhim më të mirë të shëndrohen në fitore.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.