RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Huck ndal Arslanin në raund të gjashtë

3 min read

Marco HuckHanns Martin Schlayer, Stutgart, Gjermani, 25 janar 2014 – Marco Huck ka ndalur Firat Arslanin në raundin e gjashtë. Ai këtë fitore e arriti pasi shpërtheu në raundin e gjashtë duke arritur fitore të madhe në revanshin e tyre. Me këtë fitore Huck arriti për herë të 12-të të mbroj titullin e kampionit botëror në versionin WBO.

Raundi 1
Arslan filloi meçin shumë më mirë ku nga raundi i parë ishte agresor. Ai në këtë raund arriti ta fitoj në saje të më shumë goditjeve në trup “Body-Shot”.
10 – 9 për Arslan 

Raundi 2
Arslan sërish ishte ambicioz në këtë raund ku vazhdimisht kërkonte luftë. Në saje të disa aperkateve “Uppercut”, ai e fitoi edhe raundin e dytë.
20-18 për Arslan 

Raundi 3
Raundi i tretë mund të konstantojmë se ishte i barabartë. Në këtë raund Huck paralajmëroj kthesë me disa kundërpërgjigjje. Huck dha disa goditje te papasterta nën prezë, por këtë e lejoi gjyqëtari Marc Nelson.
30- 28 për Arslan 

Raundi 4
Në raundin e katërt u pa një Huck krejt tjetër, ai arriti dal nga dalë të marrë veten. Edhe Arslan pati çastet e tij, por Huck ishte më i mirë në saje të disa goditjeve precize në kokë dhe në trup. Raundi u fitua nga Huck.
39-38 për Arslan 

Raundi 5
Raundi i pestë i barabartë me gjuajtje te mëdha nga dy boksierët. Të dy boksierët dhanë shumë goditje duke e gjykuar të barabartë.
49-48 për Arslan

Raundi 6
Deri sa në fund të raundit të pestë nuk e kisha përshtypjen që meçi do të përfundon para kohe, dhe që meçi do të zhvillohet deri në fund, Huck arriti të shpërthej pas u gjet në kënd duke u mbrojtur nga Arslan. Ai shumë mirë gjeti hapsirën e lënë bosh nga Arslan, ku me të djathtën e tij të fortë goditi Arslanin në syrin e majtë duke ia humbur ekulibrin. Ai pastaj vazhdoi me goditje të njëpasnjëshme duke e hedhur në dysheme. Arslan u numëru dhe u zgjua duke vazhduar, por sërish Huck e goditi përsëri duke e detyruar që sërish të gjendet në dysheme. Dhe sërish Arslan u zgjua duke u munduar, por Huck ishte gatshëm ta përfundoj ku me disa goditje të sërishme e detyroi gjyqëtarin Mark Nelson të ndërprej meçin.
TKO 6 për Huck 

“Urime për Marcon. I kërokj falje adhuruesve të mij. Isha i përgatitur mirë, por ja që humba dhe më vjen keq” theksoi Arslan pas meçit për mediat gjermane.

“E kisha marrë meçin e parë shumë më të lehtë. Tani siha shumë i koncetruar. I kam heshtur kritikët e mij. Tani do të shijoj fitoren time” tha Huck.

“Unë falenderoj të gjithë fansat e mij, edhe ata që ishin kundër meje në fillim. Trajneri im më thotë se askush nuk mundet të më fitoj mua, kur unë jam në formë si në kruzer ashtu edhe në kategorinë e rënd” vazhdoi më tutje Huck për mediat gjermane.

Kosovaboxing.org
26 janar 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.