RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Muriqi i qetë dhe i vendosur pret duelin me Caparellon

3 min read

Muriqi. Browne, TerbunjaMë shumë se 24 orë na ndajnë deri te meçi i shumë pritur i boksierit tonë Elvir Muriqit dhe Blake Caparellos. Ky meç i rëndësisë së madhe për Muriqin do të jetë mjaft i vlefshëm për t`u afruar sërish në versionet botërore për të sfiduar titullin e kampionit të botës. Muriqi është përgatitur në qytetin Pennsylvania me trajnerin e njohur Colin Morgan, ku për sparring partnerët ka përzgjedhur disa boksier të shquar e ndër ta, kampionin e shteteve të Karaibeve në versionin WBC, Lennox Allen 17-0 (10 KO), boksierin tonë të sukseshëm Naim Terbunja 5-0, dhe amerikanin Marcus Browne 8-0 (7 KO).

“Jam përgatitur shumë mirë. Gjithçka ka shkuar sipas planit, dhe jam i kënaqur me formën e arritur” ka theksuar Muriqi.

Duke ditur cilësit e Caparellos, i cili nuk njeh humbjet me bilanc prej 18 fitoreve dhe një barazimi, Muriqi do të kërkon fitore të premten me kohë amerikane, apo të shtunën tek ne me kohë evropiane. Caparello nuk do të udhëtoj si turist, por me pretendim për të më fituar. Ai radhitet lartë në boxrec.com që ze vendin e 10-të në botë.  Këtë e dij edhe Muriqi. “Ai do të mundohet të fitoj ndaj meje dhe e di që do të jetë i përgatitur maksimalisht sepse është meçi i tij i parë në SHBA dhe fitorja do ti hapë mundësi në SHBA. Unë jam i gatshëm për 10-raunde e çka do të ndodh, do të shohim, por unë jam i vendosur dhe i fokusuar vetëm për fitore” tha Muriqi për Kosova Boxing. 

Caparello do të ketë meçin e parë jashtë Australisë, që do të jetë meçi debutues në SHBA. Kosova Boxing kontaktoi Nuri Ballën, një person i respektuar në boksin australian, i cili njëheret është duke pasur suksesë me dy djemtë e tij, Qamilin dhe Ibrahimin, të cilët po kanë suksese në Australi. Balla theksoi: “Unë e njoh mjaft mirë Caparellon. Ai banon në një vend ku jemi edhe ne në Australi, në “Victoria State”. Ndonjëherë stërvitemi së bashku, ku si trajner i bijëve të mij dhe disa të tjerëve mund t`ju themë se Caparello nuk është boksier më i mirë se Muriqi. Caparello është majtak dhe punëtor i mirë në ring, mirëpo duke ditur goditjen e djathtë të fortë që ka Muriqi, ai duhet të shfrytëzoj armën e tij dhe nëse din ta shfrytëzoj atëhere këtë meç do ta fitoj me ndërprerje” tha Balla.

Naim Terbunja i cili po qëndron në SHBA, ka qenë pjesë e kampit të Muriqit dhe njëkohësisht sparring partner i tij. “Muriqi do të dëshmohet sërish, duke iu treguar të gjithëve se është akoma ndër boksierët më të mirë në kategorinë gjysëm të rënd. Të premten ai do ti befasoj të gjithë ku do të shënoj fitore të madhe ndaj Caparellos” theksoi Terbunja për Kosova Boxing.

Dueli Muriqi dhe Caparello do të ipet drejtpërdrejt në televizionin amerikan sportiv ESPN. Kosova Boxing do t`ju sjell linkun se ku mund ta shiqoni këtë meç të drejtpërdrejt.

Artan Vërbica
30 janar 2014

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.