RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Sherifi më 24 janar kundër Julyt

2 min read

Sevdail Sherifi vs. Venroy JulySevdail Sherifin nuk e demoralizoi barazimi që e arriti më 16 nëntor kundër amerikanit Quantis Graves. Fakti se përballja u zhvillua në “Madison Square Garden” të New Yorkut lë të nënkuptohet se boksieri amerikan ishte i favorizuar nga gjyqtarët dhe Sherifit i duhej vetëm nokauti për t’u shpallë fitues. Sherifi u paraqit denjësisht në atë përballje dhe në fund gjyqtarët e vlerësuan luftën si të barabartë. Sherifi tash po kërkon sfida të reja. Menaxheri i tij, Ajet Dovolani ka caktuar përballjen e radhës për Sherifin. Sherifi 25-vjeçar më 24 janar në New Jersey do të përballet me amerikanin Venroy July. Sherifi që bokson në kategorinë kruzer, ka bilanc prej nëntë fitore (8 KO), dy humbje e tri barazime. Kundërshtari i tij July ka 15 fitore (6 KO), një humbje e një barazim. Kjo përballje do të jetë sprovë e vërtetë për boksierin nga Presheva.

“Kemi analizuar rrjedhat e vitit të kaluar, ku kam pasur një humbje e një barazim. Unë dhe menaxheri im Dovolani kemi vendosur të gjejmë sërish një boksier të fortë dhe jemi përcaktuar për Venroy Julyn. Unë dua të boksojë me boksierë të fortë dhe dua të shënojë fitore që më dërgojnë përpara në renditje”, ka thënë Sherifi.

Kundërshtari i Sherifit, Venroy July radhitet i 66-i në botë në Boxrec.com në kategorinë kruzer. Ndërsa Sherifi renditet i 239-i. Fitorja nga Julyt do ta ngritë Sherifin në mesin e 100-të boksierëve më të mirë në kategorinë kruzer.

Kosovaboxing.org
3 janar 2013 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.