RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2022

Sherifi kundër Fornling këtë fundjavë në Malmo të Suedisë

2 min read

Sherifi vs. FornlingTalenti shqiptar, Arian Sherifi (13-0, 7 KO) do të ketë sprovën më të vështirë në karrierën e tij, ku këtë fundjavë me 18 mars në Malmo të Suedisë do të boksoj me suedezin, Sven Fornling (11-1, 6 KO) për titullin “IBF Baltic”. Ky meç do të jetë mjaft i paparashikueshëm duke ditur cilësinë e dy boksierëve, por duhet pranuar që favorit në këtë përballje është Fornling për dy arsye. E para Fornling bokson para publikut të vet dhe e dyta ai vjen pas një fitore të madhe që askush nuk e kishte pritur duke mposhtur boksierin tonë të njohur Naim Terbunja. Pra, në këtë meç Fornling hynë me një vetbesim të shtuar. Por, Sherifi duke synuar fitoren ka pranuar me shumë dëshirë përballjen dhe me 18 mars synon vetëm fitoren dhe në Gjermani shpreson të kthehet me titullin e IBF të gadishullit Baltik. 

Sherifi ka pranuar këtë meç me shumë dëshirë dhe ai beson në fitore. “Jam përgatitur mjaft mirë. Shpresoj që me 18 mars të jetë nata ime” theksoi Sherifi për Kosova Boxing.

Ne morëm prononcim edhe nga Fornling. edhe ai ndjehet optimist: “Jam i fortë si kurr më parë. E respektoj Arijanin, por unë nuk do të lejoj të më ik fitorja nga vendi im. Ne jemi boksier të ndryshëm dhe kemi dallime, ai është sfiduesi e unë kampioni i Suedisë. Jam një nivel më lartë se ai dhe do ta fitoj meçin” theksoi Fornling për Kosova Boxing.

Kosova Boxing do të jetë pjesë e këtij manifestimi dhe nga vendi i ngjarjes do t`ju sjellim lajmin ekskluzivë për këtë meç.

Artan Vërbica
16 mars 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.