Albon Pervizaj debuton me KO në boksin profesionist
1 min readFreidrich, Ebert-Halle, Ludwigsshafen, Gjermani, 11 mars 2017 – Albon Pervizajt i është dashur vetëm një raund për të shënuar fitore me nakaut kundër bjelorusit, Artsiom Charniakevich (3-17, 3 KO). Pervizaj gjatë raundit të parë arriti katër herë ta hedhë në dysheme Charniakevichin deri sa gjyqëtari ndërpreu duelin e pa barabartë.
Ky ishte një debutim i shkëlqyeshëm për ish-reprezentuesin e Gjermanisë i cili pritet të ketë të ardhme të ndritshme në boksin profesionist.
Pervizaj u paraqitë në një event të madh ku dueli i tij ishte parameç i Jack Culcay dhe Dimetrius Andrade e vlefshsme për titullin e kampionit të botës në kategorinë velter në versionin WBA e organizuar nga ekipi i madh promovues, Saurland Event.
Pervizaj ka pasur një karrierë të shkëlqyeshme në boksin amator duke zhvilluar gjithsejt 103 meçe me bilanc prej 97 fitore dhe 6 humbje.
www.kosovaboxing.org
13 mars 2017