Fabiana Bytyqi fiton titullin WBO-Europe
1 min readSportovni Halla, Kralovka, Pragë, Çeki, 11 mars 2017 – Fabiana Bytyqi (10-0, 3 KO) ka dominuar meçin kundër rusës, Evgeniya Zablotskaya (8-14-0, 4 KO) në meçin e vlefshëm për titullin evropian të versionit WBO.
Fabiana edhe një herë tregoi pjekuri dhe jo rastësisht është duke u shfaqur në një ndër personalitetet më të njohur sportive në Çeki. Pas dhjetë raundeve tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e boksierës sonë me rezultat të thellë, dy 98-92 dhe njëri 97-93.
Ky është titulli i dytë i fituar në karrirë për Bytyqin. Ajo më parë fitoi titullin e kampionës së botës për të reja në versionin WBC. Dhe tani titulli i dytë në konkurrencën e të rriturve na bënë krenar të gjithëve.
www.kosovaboxing.org
11 mars 2017