RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2024

Humbja nuk i ulë shkëlqesinë e David Haye-it

5 min read

Shkruan: Artan Vërbica
Prishtinë, 7 mars 2017

David HayeNë emalin e redaksisë sonë kemi marrë gjatë këtyrë dy ditëve shumë mesazhe duke kërkuar nga unë një opinion rreth humbjes së fundit të David Haye-it. Unë ju falenderoj të gjithë juve për respektin dhe kjo më bënë që mos t`ju mbetem borgj juve lexues besnik të Kosova Boxing. Gjithashtu dërgesat e juaja më japin edhe më shumë motiv për punë. Gjithashtu tek ne kanë arritur edhe shumë kërkesa për meçin e pritur e Haxhi Krasniqit me Arthur Abraham që do të zhvillohet me 22 prill në Erfurt dhe poashtu do t`ju sjellim edhe analizën për Krasniqi dhe Abraham gjatë kësaj jave.

Fitorja e Tony Bellew-it ndaj David Haye është quajtur nga shumë njerëz befasi, por unë nuk do e quaj befasi, sepse Bellew ka qenë kampion i botës në kategorinë kruzer dhe ka boksuar me emra të mëdhenjë dhe kishte një bilanc të mirë prej 28 fitoresh (19 KO) dhe vetëm dy humbje dhe ato sa kishte boksuar në rang më të ulët në kategorinë gjysëm të rënd.

Ka pasur reagime të ndryshme për David Haye-n e nga shumë personalitete sportive e sidomos atyre të boksit, por edhe te adhuruesve, disa duke e akuzuar e disa duke e ngritur në qiellë, gjë që është e natyrshme. Secili ka të drejtë të jap mendimin e vet, por nuk e kuptoj ofendimet e tyre të pakuptimta e aq më shumë të disa boksierëve tanë që miren me boks dhe që fatkeqësisht nuk ka arritur asgjë në karrierën e tyre e të gjejnë fjalor aq të ndytë që mua seriozisht më vjen shumë keq për nivelin e tyre. Thashë edhe më parë ne kemi të drejtë të japim opinionin tonë, por para se të ofendojm dhe kritikojmë ti bëjmë vetës tonë një pyetje, kush jemi ne, çka kemi arritur ne dhe në çfarë niveli kemi marrë pjesë për të gjykuar dikend, aq më shumë për një personalitet, themë personalitet se është më shumë se një boksier, David Haye.

Të kalojmë dhe të analizojmë pse erdhi humbja e David Haye-it! Unë mendoj se Haye e humbi këtë meç para se të filloj. Dëshira e tij e madhe që ti qiraj hesapet ishte gabim nga ana e tij. Siç duket Haye deshi të bënë atë që e kishte bërë kundër Dereck Chisora-s me 2012, por u pa që ishte gabim. Opinioni im është që Bellew e fitoi këtë meç që në prezantimin e tyre me 30 nëntor kur e shtyu Haye-n dhe kjo rezultoi me arritjen e fitores së tij sepse Haye me 4 mars nuk ishte vetvetja e tij. Ai në meç hyri si një rrugaç duke dëshiruar të rrahet si nepër në rrugë, kjo ishte gabim. Ndonëse këtë ia kishte imponuar Bellew-it, ai humbi raundin e parë. Nga raundi i dytë deri tek i pesti Haye fitoi raundet duke shtuar dominimin, por lëvizjet e tij të pakontrolluara rezultuan me lodhje, gjë që Bellew siç duket me stafin e tij e kishin analizuar mirë David Haye-n. Haye shkëlqeu në këto raunde dhe kisha besimin që do të fitoj këtë meç, por në raundin e gjashtë Bellew shfrytëzoi atë që e kishte përgatitur ku pas një kundërsulmi godet Hayen gjë që trondit Haye-n ku ky i fundit vetëm se mbrohet, këmba e tij fillon të qaloj, nuk e dinim arsyen. Bellew sulmonte për ta përmbyllur meçin Haye ikte por me vështirësi nga lëndimi i këmbës, por njëkohësisht edhe ipte goditje të forta por që Bellew i amortizonte. Kuptohej goditjet e Bellew ishin më të fuqishme dhe lëndonin kur pas një rrëbeshi të vazhdueshëm Haye u gjend në dysheme. Ai gjeti forcë dhe u ngritë por që gongu e shpëtoi. Në vazhdim nga raundi i shtatë deri tek përfundimi ai i njëmbëdhjetë Haye nuk u dorëzua, i plagosur si një “Derrë i egër” luftonte dhe nuk u dorëzonte. Kërkonte me ngulm rikthimin dhe nakautin por nuk ia arriti. Në raundin e njëmbëdhjetë Bellew e plandosi për herë të dytë në dysheme dhe kësaj radhe ai doli nga litarët, por që i vendosur për të vazhduar u kthye shpejtë në ring, por trajneri i Haye-t, Shane McGuian hodhi rizën në shenjë dorëzimi. Nuk pati reagim nga Haye dhe ai si një sportist i vërtetë pranoi humbjen. Ndërsa Bellew nuk i besonte vetës dhe i gëzuar që mposhti një boksier të madh si David Haye.

Pas meçit kuptuam që edhe Bellew kishte pasur probleme me lëndim e dorës. Edhe ai kishte thyer dorën e djathtë gjatë meçit: “E theva dorën në raundin e dytë apo të tretë, por nuki kisha dhimbje sepse dëshiroja pa masë fitoren ndaj Haye dhe mendjen e kisha vetëm te fitorja” theksoi Bellew pas meçit.

Haye nuk e përmendi në asnjë moment lëndimin: “Ai ishte më i mirë, ai fitoi me meritë. I uroj suksese. Nëse dëshiron që prapë të boksojmë, jam i gatshëm. Kudo që ai ka dëshirë në Liverpool, Manchester, sepse ai është fitues dhe ka të drejtë të vendos për lokacionin” tha Haye.

Bellew do të duhej ti jap revanshin Haye-t, sepse ai meriton revanshin dhe do të duhej të tregon superioritetin e tij. Ndërsa Haye të tregon se a ishte lëndimi i këmbës arsyeja e disfatës.

Gjithsesi imazhin e David Haye nuk e ul kjo humbje. E kam theksuar edhe më parë, që nga Mike Tyson nuk ka pasur boksier më spektakular. Haye ka fituar dy titujt e kampionit të botës në dy kategori në kruzer dhe kategorinë e rëndë. Ai ka mposhtur emra të mëdhenjë si Dereck Chisora me TKO 4, kampionin olimpik nga “Sydney 2000”, Audley Harrison. Pastaj kishte mposhtur ish-kampionin e botës John Ruiz me vendim unanim, ndërsa titullin e botës e fitoi ndaj gjigantit rusë, Nicolay Valuev që ishte 216 cm me peshë afër 150 kg me vendim të një anshëm. Në kategorinë kruzer poashtu mposhti disa emra të mëdhenjë si franqezin, Jean Marc Mormeck – TKO 7, Giacobbe Fragomeni me TKO 9, etj.

Si çdo sportist tjetër lëndimet i pati të natyrës së vet, kur edhe humbi meçin kundër Wladimir Klitschkos me vendim unanim pas 12 raundeve. Ai para përballjes kishte lënduar gishtin e madh të këmbës. Më pastaj pati edhe probleme me krahun duke qëndruar larg ringut plot tre vite. U rikthye me dy fitore të mëdha ndaj Marc DeMori me TKO 1 dhe boksierit tonë Arnold Gjergjaj me TKO 1. Por, ja që kundër Bellew ishte tjetër fjalë dhe u ndal rrugëtimi i tij.

A do te penzionihet apo jo, kjo nuk i dihet. Por, Haye do te jete ne mesin e te famshmeve.

www.kosovaboxing.org 

 

 

1 thought on “Humbja nuk i ulë shkëlqesinë e David Haye-it

  1. Faleminderit per analizen. Vazhdoni me punen e mire qe po beni se ne si lexues vertete e vleresojme. E sidomos eshte per te u pershendetur kujdesi karshi lexuesve dhe deshirave te tyre qe po i merrni ne konsiderate. Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.