RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Fabiana Bytyqi kundër ruses Evgeniya Zablotskaya këtë të shtunë për titullin WBO-Europe

1 min read

Fabiana Bytyqi vs. Evgeniya ZablotskayaKampionja e botës për të reja në versionin më të çmuar të boksit botëror WBC, Fabiana Bytyqi bokson këtë fundjavë të shtunën me 11 mars me rusen Evgeniya Zablotskaya në Pragë të Çekisë. Tani boksierja jonë do të sfidon një titull tjetër, atë WBO-Europe në kategorinë minimum deri 47.6 kg. Ky do të jetë rasti i saj i dytë për të fituar një titull tjetër të vlefshëm, por tani në konkurrencën e rriturve.

Siç i kemi shfaqur deri më tani të gjitha arritjet e boksierës sonë dhe e kemi përkrahur dy herë edhe nga vendi i ngjarjes, mund të konkludojmë se Fabiana ka të ardhme të ndritur. Ajo sidomos ka treguar në meçin e fundit të zhvilluar në Kalovy Vary me 19 nëntor se ngadalë po shëndrohet në boksiere të klasit botëror.

Kundërshtarja e Fabianës, Evgeniya Zablotskaya ka zhvilluar deri më tani ka zhvilluar 21 meçe me bilanc prej 8 fitoresh (4 KO) dhe 13 humbje. Ndërsa Fabiana Bytyqi siç e dimë deri më tani njeh vetëm fitoret, 9 meçe, 9 fitore (3 KO) dhe synon fitoren e dhjetë në karrierë. Dueli i tyre do të zhvillohet në 10 raunde.

Artan Vërbica
6 mars 2017 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.