Thurman unifikon titujt
1 min readKeith Thurman (28-0, 22 KO) ka mposhtur të pamposhturin Danny Garcia (33-1, 19 KO) duke i shkaktuar humbjen e parë pas 34 meçeve. Ky meç ishte mjaft i përafërt dhe sfidues në të gjitha raundet, ndërsa tregon edhe rezultati i një-anshëm i gjyqëtarëve që vlerësuan fituesin. Gjyqëtarët John McKaie (116-112) dhe Joseph Pasquale (115-113) ishin për Thurman, ndërsa Kevin Morgan (115-113) për Garcian.
Dueli i dy boksierëve pati aksione të dy anshme dhe kënaqi publikun. Palestra Barclays në New York ishte përplot për këtë meç ku të pranishëm ishin 16.533 shikues.
Dueli Thurman dhe Garcia u transmetua në CBS të SHOW Time-t dhe solli mjaft shiques. Atë e blenë rreth 2.2 milion shikues, numër i konsiderueshëm në Pay-Per-View. Në meçin paraprakë të Thurman kundër Shawn Porter patën shitur 1.8 milion të drejta televizive. Tani kjo rritje tregon se Thurman ngadal po bëhet një yll i boksit. Ai dëshiron të bëhet super-star si Floyd Mayweather, por duhet pranuar ai akoma është i vogël për të fituar namin e të madhit Mayweather.
Me këtë fitore Thurman ka bërë për veti dy titujt e kampionit botëror WBC dhe Super-WBA në kategorinë velter. Brezat tjerë në këtë kategori mbahen nga Manny Pacquiao në versionin WBO dhe Kell Brook në versionin IBF.
Artan Vërbica
5 mars 2017