Golovkin sonte kunder Jacobs
1 min readGennady Golovkin (36-0, 33 KO) do të mbroj titujt e kampionit botëror ne versionet Super – WBA, WBC, IBF kundër amerikanit Daniel Jacobs (32-1, 29 KO). Dueli i tyre do të zhvillohet sonte në Madison Square Garden në New York.
Ky meç njëherit do të jetë mjaft interesant duke ditur superiotetin e Golovkinit, kunder një boksieri siç dihet që ka cilësi si Daniel Jacobs. Në tjetrën anë do të shohim a ka forcë Jacobs t’a bënë mrekullin e ta mposht Golovkinin, kur dihet që kazaku deri më tani ka gjitha fitore në përballjet e tij, 36 fitore, prej tyre 33 me ndërprerje. Gjithsesi do të presim një super meç dhe më interesant se të tjerët që kishte Golovkin. Ai deri më tani nuk ka njohur konkurrencë ku fatin e kanë pas të gjithë kundër tij, por sonte besojmë do të jetë një sfidë tjetër dhe më ndryshe për Golovkin.
www.kosovaboxing.org
18 mars 2017