RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Erzen Rrustemi fiton titullin WBF

1 min read

Erzen RrustemiAaurhus, Danimarkë, 18 mars 2017 – Erzen Rrustemi (12-0, 10 KO) ka arritur të mposht argjentinasin Ricardo Humberto Ramirezin (14-3, 11 KO) me nakaut në raund të dytë. Ky meç ishte i vlefshëm për titullin WBF.  

Rrustemi filloi furishëm që nga raundi i parë duke mësuar pikat e dobëta të kundërshtarit, ku arriti fuqishëm ta godas në stomak ku për herë të parë Ramirez ra në dysheme në raundin e parë. 

Raundi i dytë ishte vazhdimi i njejtë nga Rrustemi duke mos u ndalur, ku Ramirez pranoi disa goditje sërish në stomak duke ra për herë të dytë në dysheme, ndërsa që e treta ishte përfundimtare duke mos arritur të vazhdonte më. 

Në këndin e Rrustemit u gjetë trajneri shqiptar Agron Kurtishi, së bashku me reprezentuesin e Kosovës, Naser Shala.

www.kosovaboxing.org
19 mars 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.