RTK

RTKLive
8 Gusht, 2022

Jacobs shtrëngon dhëmbët, por nuk bënë mjaftueshëm për të mposhtur Golovkinin

1 min read

Golovkin vs. JacobsMadison Square Garden, New York, SHBA, 18 mars 2017 – Pas nëntë viteve del një boksier ti mbajë të gjitha raundet Gennady Golvkinit. Golovkin fitoren e fundit me vendim të gjyqëtarëve e kishte fituar me 2008, kur atë botë kishte mposhtur Amar Amarin në Danimarkë, tjerat i fitoi te gjitha me nderprerje. 

Dueli ishte mjaft interesant ku të dy boksierët dhanë më të mirën. Ndonëse të gjithë ishin kurreshtar të shohin forcën dhe rezistencën që do të bëjë Jacobs kundër Golovkin, ai bëri një meç të bukur duke fituar edhe më shumë respekt rreth botës. 

Vetë rezultati i gjyqëtarëve tregon pasqyrën e vërtetë të meçit, ku dy gjyqetare e vlerësuan fitoren e Golovkinit me 115-112, ndërsa njëri 114-113. 

Golovkin tani ka bilanc prej 37 fitoresh (33 KO) në po aq meçe, ndërsa Jacobs pësoi humbjen e dytë në karrierë, karshi 32 fitoresh (29 KO). 

www.kosovaboxing.org
19 mars 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.