Qamil Balla fiton titullin WBA të Oqeanisë
1 min readDy vëllezërit shqiptarë që paraqiten në Australi, Qamil dhe Ibrahim Balla po vazhdojnë shkëlqimin e tyre drejt betejave në boksin profesionist. Të dy vëllezërit kanë shënuar fitore të rëndësishme këtë fundjavë duke hapur kapituj të ri me fitore të mëdha.
Dueli i Qamilit ishte më me peshë, pasi Qamili (11-0-1, 5 KO) dyluftoi për titullin “WBA Oceania”, apo titullin e Oqeanisë në versionin WBA në kategorine e lehte. Përballë kishte boksierin nga Kolimbia, Rudolfo Puento (18-2-3, 14 KO). Ky meç nuk zgjati më shumë se një raund ky Qamili arriti ta nakautoj në raund të parë. Me këtë fitore Qamili ngritet në pozitën e 89-të në boxrec.com në kategorinë e lehtë.
Në parameç u paraqitë edhe Ibrahimi (11-1-0, 7 KO), i cili përballë pati filipinasin, Vergil Puton (16-8-0, 8 KO). Pas një dueli 10-raundesh, fitues doli të jetë boksieri ynë. Sikur se Qamili, edhe Ibrahimi renditet lartë në renditje. Pas këtij triumfi, ai renditet i 93-ti në kategorinë pendël.
www.kosovaboxing.org
20 mars 2017