RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Sherifi, Bajrami dhe Xhilla së bashku në event në Buchs të Zvicrës

2 min read

Sevdail Sherifi, Tefik Bajrami dhe Agron Xhilla do të paraqiten së bashku në Buchs të Zvicrës me 13 Nëntor. Sherifi deri më tani ka zhvilluar pesë duele duke fituar tre duele, një barazim dhe një humbje. Sherifi do të takohet me maqedonin Aleksander Najdovski. Ky duel do të jetë për titullin evropian të versionit EBF – European Boxing Federation. Ky meç u realizua me ndihmën e presidentes së federatës profesioniste të Austrisë Anna Pfabl. “Jam përgaditur mjaft mirë dhe pres fitore në këtë duel. Edhe kësaj radhe jam përgaditur me Xhavit Bajramin, Tefik Bajramin dhe Disarjot Gashin. E faleminderoj presidentën Anna Pfabl për mundësisë time të luftoj për titullin e EBF.  E përshëndes edhe menagjerin e Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës, Nexhmedin Zeka i cili më pajisi me licencë të Kosovës“ theksoi Sherifi për Kosovaboxing.org.

Në këtë mbrëmje do të boksojnë edhe Tefik Bajrami dhe Agron Xhilla. Për Bajramin ky do të jetë dueli i tij i dytë profesional. Ai në duelin e parë shënoi fitore me KO ndaj Attila Mathe. Agron Xhilla i cili poashtu ka debutuar këtë vit duke shënuar pesë fitore do të zhvilloj duelin e tij të gjashtë profesionist. Xhilla më heret fitoi titullin e Afrikës së qendrës së lindjes ndaj Mustapha Noor. Kjo është hera e dytë që këta tre boksierët tanë paraqiten në një ngjarje të përbashkët.  Në këtë mbrëmje ndryshe nga boksierët tanë që do të shfaqen në këtë mbrëmje do të jetë edhe Yll Rashti i cili do të zhvilloj një duel në kick-box.

Këto duele do të emitohen një javë më pas në televizionin publik të Kosovës, RTK  me 21 Nëntor.

Artan Vërbica
11 Nëntor 2010

1 thought on “Sherifi, Bajrami dhe Xhilla së bashku në event në Buchs të Zvicrës

  1. Aleksander Najdovski boksjer i rangut shume te ulet….

    boksjer qe ka boksuar ne ligen maqedonase dhe kurr ska pasur sukses..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.