Koxha fiton me vendim unanim
1 min readSporthale Arena, Antverpen, Belgjikë, 11 Nëntor 2010 – Kampioni i Belgjikës dhe Beneluxit, Selajdin Koxha 12-5-2 (4 KO) ka shënuar fitore ndaj franqezit Jonathan Profichet 10-7-0 (5 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Koxha e pati gjatë gjithë ndeshjes duelin nën kontroll dhe nuk lejoi ndonjë befasi. Gjyqëtarët e vlerësuan duelin me 59-56, 60-54 dhe 58-56 për boksierin tonë. Koxha ka zhvilluar një stinor të sukseshëm dhe pritet që këto rezultate ti përsërit edhe në vitin 2011.
Kosovaboxing.org
12 Nëntor 2010