Donat Avdijaj fiton titulin e kampionit të Gjermanisë për U-21
2 min readTalenti i boksierit tonë shqiptar i cili përfaqëson Gjermaninë po shënon çdo ditë rezultatet kulminante. Pasi u kurorëzua në vitin 2008 dhe 2009 me titujt e Gjermanisë për junior, ai tashmë fitoi edhe titullin e kampionit të Gjermanisë për kadet deri në moshën 21-vjeçare. I riu Avdijaj ishte poashtu këtë vit në kampionatin botëror për kadet që u mbajt në muajin Prill në Baku të Azerbejxhanit ku fitoi vendin e pestë. Ishte shumë pranë të fitoj medalje ndërkombëtare, por kjo nuk do të thotë që ai do të vazhdoj drejt sukseseve që pritën në të ardhmen nga djaloshi me origjinë nga Istogu i cili në muajin Dhjetor do mbushë 19-vjet.
Avdijaj në gjysmëfinale në kampionat u takua me Andreas Wahl të cilin e mposhti me rezultat 6-0. Në finale u takua me Marcus Okogun të cilën e mposhti me rezultat 4-0. Avdijaj bëri çdo gjë në mënyrën më të bukur duke triumfuar bindshëm edhe pse kishte dy konkurrent me shumë përvojë. “Andreas Wahl dhe Marcus Okogun ishin shumë me eksperiencë me afër 100-duele, por unë ja dola duke mos pranuar as të paktën një goditje” theksoi Avdijaj për Kosovaboxing.org. Prezent në këtë kampionat ishte edhe traineri i mirënjohur Valentin Silaghi i cili ushtroi boksierin tonë të njohur Luan Krasniqin në amatorizëm por edhe në boksin profesionist. “Silaghi mu afrua dhe më uroi. Ai më tha, Ti je Luan Krasniqi tjetër dhe kjo më gëzoi tej mase” tha në fund Avdijaj.
Kosovaboxing.org është redaksia e parë që i paraqiti vlerat i tij si një talent i rallë i boksit tonë. Ndodhi kjo rastësisht në kampionatin botërorë për kadet në Baku të Azerbejxhanit ku na përfaqësoi me mjaft dinjitet edhe pse me flamur gjerman. Dëshira e tij është që nëse Kosova pranohet në komitetin olimpik të përfaqëson Kosovën në Lojrat Olimpike me 2012 në Londër.
Artan Vërbica
13 Nëntor 2010
DONAT ,ma i miri je (H) !
kreenoheeem na kndej për ty !
HALLALL BRE .
njëshiii jee (Y)!
veq vazhdoo .
hei donat bruda veq, vazhdo qeshtu, se numer :1 je te uroj sukssese ne gjith jeten kolega.
te uroj sukksese brudaaa ……….)