Gashi humb duelin për titull të Zvicrës
1 min readCasino Lucien Barriere, Montreux, Zvicër, 13 Nëntor 2010 – Disarjot Gashi ka humbur përballjen për titullin e vlefshëm për kampion të Zvicrës në kategorinë e mesme. Gashi 8-1-1 (7 KO) u mposht nga Flavio Turelli 10-3-2 (1 KO) me vendim unanim pas dhjetë raundeve. Kjo është humbja e parë e tij në boksin profesionist. Dueli ishte mjaft i fortë raportojnë mediat zvicrane. Gashi në raundin e katërt ishte ndëshkuar me vërejtje publike dy herë dhe si duket kjo i ka bërë që ai më pastaj të dekoncetrohet dhe të humb duelin. Gjyqëtarët e vlerësuan me 96-93, 95-93 dhe 100-88 për Turellin por nga dy gjyqëtarët që ishin të përafërt i treti ishte mjaft qesharak duke vlerësur të pastër të gjitha raundet për Turellin. Kosova Boxing nuk arriti të kontaktojë boksierin tonë për t`i marr vlerësimet e tij për këtë humbje.
Artan Vërbica
14 Nëntor 2010