Shemsi Beqirit nuk ju paraqit kundërshtari, ndërsa vëllai i tij Hysni Beqiri fiton titullin WFCA Europe
6 min readSe kosovarët janë sportistë të sukëseshëm në sportet individuale këtë e tregoj edhe fitorja e shumë kikboksierve kosovarë në spektaklin e kikboksit “Fightnight.ch” i organizuar në mënyrë të shkelqyer nga kikboksieri dhe promotori Shemsi Beqiri, në “Saalbau Rhypark” në Basel të Zvicrës ku pati shumë luftra cilësore, edhe pse meçet i mbanin nën flamurin Zviceran. Shemsi Beqiri i cili ishte paraparë të ishte protagonisti i kesaj mbrëmje , për titullin „Wfca Worldtitle 70 kg“, ai e fitoj trofeun pa luftë pasi që kundwrshtari i tij Phillipe Salmon nga Franca nuk u paraqit në ring, “Nuk kam asnje informat se përse nuk ka ardhur kundërshtari im në meçin e sontem, Kam tentuar të kontaktoj disa herë me celular dhe të mësoj se çfarë po ndodhë, por ka qene e pamundur dhe nuk e dij arsyen përse nuk ka ardhur kundërshtari im” ka thënë kikboksieri Shemsi Beqiri për Kosovaboxing.org.
Hysni Beqiri fiton titullin evropian WFCA
Në përballjen për titullin evropian “Wfca European Title 70 kg” vëllau i Shemsiut, Hysni Beqiri me meritë e fitojë këtë titull, kundër Vang Moua nga Franca. Që në fillim, raundi i parë i takoj Beqirit pasi që ishte dukshëm më i mirë se kundeshtari i tij francez, të cilit i dhuroi disa goditje të forta, por ai edhe në raundin e dytë sërish shkëlqeu me goditjet e tij direkte, ku arriti të siguroj më shumë pikë se kundeshtari Moua. Kurse në raundin i tretë ishte më i barazpeshuar dhe mund te themi se për pak nuanca Beqiri ishte më i mirë se kundeshtari, i cili bënte përpjekje për të fituar pike. Kështu vazhdojë edhe raundi i katërt, por ishte raundi i pestë kur pas një lufte të ashpër Hysni Beqiri arriti të fitojë këtë përballje të vlefshme për brezin e kampionit evropian.
Irijad Muji hedhi në dysheme disa herë kundërshtarin deri sa fitoi me meritë
Irjad Muji në kategorinë deri 76 kg, mposhti Johan Maksoud nga Franca. Raundi i parë i takoj me meritë kikboksierit Kosovar, si që i takoi edhe raundi i dytë ku pasi e grushtoj fortë disa herë kundështarin e hedhi në dysheme. Franqezi hiq më mirë nuk kaloj as në ranudin e tretë pasi që goditjet vazhduan edhe më të forta edhe në raundin e tretë. Iriadi dhuroi disa herë goditje të kombinuara mirë dhe e hodhi tre herë radhazi në dysheme kundërshtarin nga Franca dhe me meritë i takoi trofeu i ftuesit.
Ilir Beqiri dhuroi spektakël
Ilir Beqiri dhuroi spektakël në ketë mbrëmje pasi që në dalje për të hyrë në ring ai shoqërohej nga tre shokët e tij të cilët duke kënduar e shoqëruan Ilirin deri tek ringu. Në këtë përballje në kategorinë deri 63 kg. Ilir Beqirit dhe zvicerani Rene Areker dyluftuan, ku Beqiri që në raundin e parë u tregua mjaft cilësor dhe kundeshtarit i dhuroi disa goditje të forta. Ai vazdoi edhe në raundin e dytë dhe më pas në raundin e tretë pas një lufte të pandalshme me kunderhstarin e tij zviceran arriti të dal fitues.
Bashkimi Selmani arriti të KNOCK-OUT-oj kundërshtarin
Bashkim Selmani mposhti Italianin Fabio Di Marco. Pasi që në fillim të përballjes tregoi se është shumë i përgatitur, ai që në raundin e parë me disa goditje direkte dhe kontra goditje e dermoj kundeshtarin dhe më pas e nakautoj në raundin e dytë.
Shpëtim Ahmetaj fitoj me ndërprerje
Në kategorinë 75 kg, kikboksieri nga Peja,Shpëtim Ahmetaj me ndërprerje mposhti francezin Ecroy Borsy. Ishte mesi i raundit të parë ku Shpëtimi i tregonë kundërshtarit të tij se sa i përgatitur është, pasi që atij i jep disa goditje të njëpasnjëshme dhe kështu vazhdoj edhe në ruaundin e dytë ku pas shumë goditjeve mirë të kombinuara dhe të vazhdueshme e detyroj kundështarin të dorëzoj meçin që në raundin e dytë, kështu që Ahmtaj doli fitues me ndërprerje.
Mikeli Colaj fitoj bindshëm
Joscha Büch nga Gjermania ishte kundërshtari i Mikel Colaj. Kikboksieri kosovar nga Klina arriti bindshëm të mposht gjermanin. Kjo luftë ishte në kategorinë 68 kg. Mikeli që në raundin e parë arriti të ia grabitë pikët e para të fitores kundërshtarit, dhe në raundin e dytë udhëheqi bindshëm pasi që kundërshtarin e grushtoj disa herë pa ndërprerje me goditje të kombinuara mirë gjatë gjithë raundit, Mikeli pati një kundërshtar të përgatitur mirë i cili bëri përpjekje deri në fund, por ishte e pamundur që ti rrembehej fitoren kikboksierit kosovar.
Valon Emini mposhti Remy Kwantin
Në kryqëzimin e dorëzave në kategorinë deri 72 kg, Valon Emini e fitoi përballjen ndaj holandezit Remy Kwant, Valoni edhe pse raundin e parë e filloi dobët, atë e permirsojë nga gjysma e këtij raundi dhe tregoi se është më i përgaditur se kundërshtari. Raundi i dytë ishte edhe më shumë në favor të Eminit, pasi që nuk lejoj kundërshtarin e tij që të realizoj asnjë goditje, duke sulmuar pa ndërprerë dhe mori pothuajse të gjitha pikët, kurse raundi i tretë ishte më i barazpeshuar ndërmjet këtyre dy kikboksierve, por ishin pikët e fituara në dy raundet e mëparshme që i siguruan fitoren kikboksierit tonë.
Burim Aliu mposhti lehtë kundërshtarin
Kikboksieri ynë Burim Aliu në peshën 73 kg, mposhti Andreas Mühlibeyer nga Gjermania. Pasi rundin e parë e filloi mbarë dhe siguroj pikët e këtij raundi pasi kundeshtarit nga gjermanija i dhuroj disa goditje që i tregoj se është në formë më të mirë se ai. Raundi i dytë sërish i takoi kosovarit ku me disa goditje të njëpasnjëshme i siguroj fitoren e këtij raundi, kurse në raundin e tretë kundwrshtari i tij u mundua të bëj përpjekje që të rikthejë fitoren, por po thuajse ishte e pamundur pasi që Aliu tashmë e kishte kuptuar që ishte fitues dhe nuk lejonte që të pësonte ndonjë goditje që të ia rrembente fitoren.
Me trofe u nderuan Azem Maksutaj dhe Mitat Tahirsylaj
Me trofe në shenjë falenderimi u nderuan edhe ish-kikboksierët kosovar Azem Maksutaj, fitues i shumë titujve botërore dhe Mitat Tahirsylaj po ashtu ish-kampion botërorë në versionin WKA +95 kg. “Edhe pse Shemsi Beqirit nuk iu dha mundësia të na dhuroj një paraqtije të mire, ashtu siq din ai, pasi që kundërshtari i tij nuk u paraqitë në ring, por na dhuroi vërtet një spektakël të organizuar shumë të mirë që rrallë herë mundet të ketë organizime të tilla. Unë e pergëzoj shumë Shemsiun për këtë organizim” theksoi Azem Maksutaj për kosovaboxing.org.
Në këtë eveniment pati edhe disa përballje tjera nga kikboksier te ndryeshm si nga Turqia,Gjermania, Franca, Holanda e vende te ndryshme, po ashtu nuk munguan as pik te ndryshme muzikore nga kengetar shqiptar dhe te huajë.
2. 64 kg – Mouhim Issilahy (Franc) vs. Ergon Berisha (Zvicer-nga Kosova) – 3 Runda 2 min
3. 75 kg – Ecroy Borsy (Franc) vs. Shpetim Ahmetaj (Zvicer-nga Kosova) -3 Runda 2 min
4. 63 kg – Rene Areker (Zvicer)- vs. lir Beqiri (Zvicer-nga Kosova) – 3 Runda 2 min
5. 73 kg – Andreas Mühlibeyer (Gjermani) vs. Burim Aliu (Zvicer-nga Kosova) -3 Runda 3 min
6. 72 kg -Remy Kwant (Holand) vs. Valon Emini (Zvicer-nga Kosova) – 3 Runda 3 min
7. 76 kg – Johan Maksoud (Francë) vs. Rijad Eminni (Zvicer-nga Kosova) -3 Runda 3 min
8. 72.5 kg – Morgan Adrar (Francë) vs. Nordin Bonmoh (Holand) – 3 Runda 3 min
9. +90 kg – Bekkaye Azimani (Francë)-Yahya Gülay (Turqi) – 3 Runda 3 min
10. 70 kg – Vang Moua (Francë) vs.Hysni Beqiri (Zvicer-nga Kosova) – 5 Runda 3 min
WFCA Europeantitle Fight
11. 68 kg – Joscha Büch (Gjermani) vs. Mikel Colaj (Zvicer-nga Kosova) – 3 Runda 3 min
WFCA Worldtitle Fight-70 kg
12. 70 kg – Phillipe Salmon (Francë)-Shemsi Beqiri (Zvicer-nga Kosova) – 5 Runda 3 min
urime vllezer Beqiri veq vazhdoni keshtu
pershendetje nga krejt Kosova e lire