Shemsi Beqiri i gatshëm për Philippe Salmon
2 min readKick-boxieri ynë i njohur Shemsi Beqiri do të mbroj titullin e kampionit botëror në versionin WKA -70 kg, kundër franqezit të natyralizuar nga Ruanda, Philippe Salmon. Ky duel do zhvillohet në Bazel të Zvicrës me 25 Qershor. Beqiri i cili tregoi luftë të fortë ndaj japonezit Yoshiro Sato në Tokijo të Japonisë, atij ju bë padrejtësi e madhe ku ishte më i mirë se nënkampioni botëror në K-1 Max 2010. Kjo luftë e treguar nga kick-boxieri ynë i siguroi plasman të drejtpërdrejt në finalen e këtij viti në Japoni në finalen e madhe të K-1 në muajin Nëntor. Beqiri tash është para një sfide të vërtet ku punë do të ketë me të rankuarin numër 1 në versionin WKA, Philippe Salmon.
Salmon deri më tash ka shënuar rezultate kulminante ku ka fituar shumë tituj. Salmon rankohet i pari në versionin WKA. Ai me 2007 arriti të fitoj titullin në kick-box në Oleanna. Poashtu këtë vit u kurorëzua me titullin e nënkampionit evropian në diciplinën Muay-Thai deri -70 kg. Me 2007 dhe 2009 kampion i Francës në diciplinë kick-box. Me 2010 kampion evropian në K-1 Collizione. Pra ky është Salmon i cili do të përballet me Beqirin këtë të shtunde. Në parameç do të boksoj edhe vëllau i Shemsiut, Hysni Beqiri i cili përball do të ketë gjermanin Marco Groh i cili poashtu është një kick-boxier i respektuar. Në program do të janë edhe tre shqiptar tjerë, Irijad Muji bokson me Philip Lehmann, Bashkim Selmani kundër Fabio De Marco dhe Valon Emini do të ketë punë me Nordin Benmon.
Gazetari dhe Foto-reporteri i njohur Avdush Cakaj do të jetë prezent në këtë ngjarje, ku do të na sjell raporte dhe fotografi nga kjo ngjarje gala në Bazel të Zvicrës enkas për Kosova Boxing.
Kosovaboxing.org
23 Qershor 2011
shemsi the best :):)
fiton shemsia 🙂 inshallah
suksese gjidh shqipatret e ringut!!
SUKSESE ISHALLA ME FITORE