RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Kampionati Evropian: Rusia edhe më tej dominuese në boksin olimpik

3 min read

Ankara, Turqi, 24 Qershor 2011 – Ka mbaruar kampionati evropian i 29-ti me radh ku sërish Rusia ka dal dominuese duke fituar 6 medalje, 2 të arta dhe 4 të argjend. Rusia në këtë kampionat kishte udhëtuar me ekipin e dytë dhe kjo tregon superfuqin e saj në boksin olimpik, ku me ekipin e dytë doli të jetë fituese. Pas Rusisë e dyta ka dal Azerbejxhani e cila fitoi 2 medalje të arta dhe një të bronzt. Irlanda e cila vitin e kaluar ishte e dyta sa i përket fimit të medaljeve në Moskë të Rusisë, këtë vit doli e treta me 2 medalje të arta. Befasia e këtij e kampionati evropian ishte shteti britanik, Vellsi e cila fitoi dy medalje të arta. Nikoqiri Turqia e cila çdo vit po e shton nivelin e boksit, u paraqit mirë në këtë kompeticion duke fituar 1 medalje të artë, 1  argjend dhe 2 të bronzt. Nga blloku lindor Moldavia fitoi 1 të artë dhe 1  bronzi si e gjashta. Italia e cila konsiderohej favorite në këtë kampionat me kualitetin e boksierve, doli vetëm e shtata me 2 medalje të argjend dhe 2 të bronzta. Nga gadishulli ynë ballkanik,  Bullgaria fitoi 2 medalje, 1 të argjend dhe 1  të bronzt dhe Kroacia fitoi një medalje bronzi.  Shtetet që japin ekspancion në zhvillim të boksit, si Gjermania, Franca, Anglia fituan vetëm nga një medalje, gjë që tregon se janë jashtë konkurrimit për ndonjë medalje vitin tjetër në Lojrat Olimpike në Londër. Ndërkohë Shqipëria e cila po tregohet e mirë në disa turne ndërkombëtare në rajon, dështoi plotësisht duke mos mundur asnjë boksier i yni të kalon xhiron e parë. I vetmi shqiptar që kaloi pengesën e parë ishte Fatlum Zhuta i cili kaloi raundin e parë por u eliminua në raundin e dytë të garave.

Fituesit e medaljeve :

  1. Rusia  – 2-artë dhe 4-argjend
  2. Azerbejxhani –  2-artë dhe 1-bronz
  3. Irlanda – 2-artë
  4.  Vellsi – 2-artë
  5. Turqia – 1-artë, 1-argjend dhe  2-bronz
  6. Moldavia – 1-artë dhe 1-bronz
  7. Italia – 2-argjend dhe 2-bronz
  8.  Bullgaria – 1-argjend dhe 1-bronz
  9.  Anglia – 1-argjend 1-bronz
  10.  Bjellorusia – 1-argjend
  11.  Gjorgjia – 3-bronz
  12. Rumania – 2-bronz
  13. Ukraina – 2-bronz
  14. Armenia – 1-bronz
  15. Kroacia – 1-bronz
  16. Franca – 1-bronz
  17. Gjermania – 1-bronz
  18. Hungaria – 1-bronz

49 kg – Kategoria flutër e lehtë
artë – ALIZADA Salman (Azerbejxhan)
argjend – GALANOV Belik (Rusi)
bronz – EDWARDS Charlie (Angli)
bronz – ANDONOV Georgi (Bullgari)

52 kg – Kategoria flutër
artë – SELBY Andrew (Vells)
argjend – BALAKSHIN Georgy (Rusi)
bronz – RISCAN Alexandr (Moldavi)
bronz – PICARDI Vincenzo (Itali)

56 kg – Kategoria Bantam
artë – GOJAN Veaceslav (Moldavi)
argjend – POLYANSKIY Dmitry (Rusi)
bronz – ANDREIANA Nicolae Razvan (Rumani)
bronz – MEMIS Furkan Ulas (Turqi)

60 kg – Kategoria e lehtë
artë – KELES Fatih (Turqi)
argjend – VALENTINO Domenico (Itali)
bronz – SARUKHANYAN Vladimir (Armeni)
bronz – MATVIICHUK Volodymyr (Ukrainë)

64 kg – Kategoria Super e lehtë
artë – MOYLETTE Raymond (Irlandë)
argjend – STALKER Thomas (Angli)
bronz – HAJILIYEV Heybatulla (Azerbejxhan)
bronz – MANGIACAPRE Vincenzo (Itali)

69 kg – Kategoria Welter
artë – EVANS Fred (Vells)
argjend – NURUDZINAU Mahamed (Bjellorusi)
bronz – KVACHATADZE Zaal (Gjeorgji)
bronz – VASTINE Adriani (Francë)

75 kg – Kategoria e mesme
artë – KOPTYAKOV Maxim (Rusi)
argjend – KILICCI Adem (Turqi)
bronz – MYTROFANOV Dmytro (Ukrainë)
bronz – KHOSITASHVILI Jaba (Gjeorgji)

81 kg – Kategoria gjysmë e rënd
artë – WARD Joe (Irlandë)
argjend – IVANOV Nikita (Rusi)
bronz – SZELLO Imre (Hungari)
bronz – SEP Hrvoje (Kroaci)

91 kg – Kategoria e rënd
artë – MAMMADOV Teymur (Azerbejxhan)
argjend – PULEV Tervel (Bullgari)
bronz – WITT Johann (Gjermani)
bronz – MUZAFFER Bahram (Turqi)

+91 kg – Kategoria super e rënd
artë – OMAROV Magomed (Rusi)
argjend – CAMMARELLE Roberto (Itali)
bronz – BAKHTIDZE Mikheil (Gjeorgji)
bronz – NISTOR Mihai (Rumani)

Kosovaboxing.org
25 Qershor 2011

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.