RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Ramadan Selimi : Pretendojmë turneu Adem Jashari të jetë më i miri këtë vit

3 min read

Prishtinë, 25 Qershor 2011 – Federata e Boksit të Kosovës ka filluar planprogramin, përgaditjet dhe strategjinë e re për turneun tradicional Adem Jashari. Ky turne i cili këto vite është bërë i njohur në rajon por edhe më gjërë, ka për qëllim nga zyrtarët e FboxK-së të pretendoj dhe të bëhet edhe më i madh dhe më atraktivë. Ne zhvilluam  një takim me kryetarin e FboxK-së, zr. Ramadan Selimi  i cili nuk fshehu ambiciet për turneun që do mbahet për nder të ditëlindjes së komandantit tonë legjendar. Turneu Adem Jashari do të jetë i 13-ti me radhë ndërsa kësaj radhe turneu mund të ketë ndryshime ku krahas boksit amator, organizatori mund të organizoj për fund një meç profesionist për shikuesit e pranishëm. “Kemi filluar me disa dashamirë të boksit të punojmë dhe të kërkojmë alternativë, strategji, planprograme, përgaditje që turneu Adem Jashari të jetë më i modefikuar si kurr më parë. Do të jetë krejt ndryshe nga herat e kaluar, ku pretendojmë të bëjmë një organizim më të madh dhe të sjellim disa nga emrat më të mëdhenjë të boksit botëror” tha Ramadan Selimi për Kosovaboxing.org.

Ai ishte transparent dhe ofroi bashkëpunim me çdo dashamirë të boksit që të afrohet dhe të jap mendimin dhe kontributin për turneun. “I bëj apel çdo dashamiri të boksit, të na kontaktojë. Ne kemi nevojë për ndihmë, për sugjerime, për ekspert të organizimit, për boksier kualitativ, për hulumtues të mirë, për menagjer të mirëfillt, dhe spektator. Do të kërkojmë ekspertë dhe mbështetje nga Qeveria, Ministria e Sporteve dhe Departamenti i Sporteve. Do të jemi të hapur për çdo kend” theksoi më tej Selimi.

Turneu deri më tani është mbajtur për dy ditë radhazi, ndërsa kësaj radhe turneu do të zgjasë tre apo katër ditë. “Do të jetë si një mini kampionat evropian, apo si turnet që jehojnë në Evropë si Ahmet Komert në Turqi apo Zllatko Hrbiç në Kroaci, që zgjasin nga tre deri pesë ditë. Në ditët në vazhdim do të mbajm një mbledhje dhe do të vendosim për këshillin organizativ. Do ti bëjmë ofertë çdo federate botërore dhe poashtu do të hapim një konkurrs për boksierët tanë në Disaporë që ka shumë, të cilët kanë dëshirë të marrin pjesë këtë vit. Të gjitha do të shkojnë me kohë dhe me planprogram të mirëfillt” theksoi Selimi.

Në adres të agjencionit tonë të lajmeve, Kosova Boxing, arrijnë çdo ditë pyetje dhe dëshira për pjesëmarrje të turneut Adem Jashari. Ne shumë shpejt me pëlqimin e kryetarit të FboxK-së, në murin tonë të reklamave do të qesim një poster ku boksierët tanë kanë dëshirë dhe mundësinë për pjesëmarrje të lajmerohen tek ne,  që ne do të jemi një urë lidhëse me FboxK. Pa e adresuar ende këtë komunikatë në adres tonë kanë shprehur interesim shumë boksier tanë të njohur që boksojnë në Diasporë për pjesëmarrje. Kosova Boxing është e gatshme për të dhënë kontrinutin tonë. E faleminderojmë kryetarin Ramadan Selimin për besimin e dhënë ndaj nesh.

Foto : Shpend Ahmeti / Kosovaboxing.org

Artan Vërbica
26 Qershor 2011

5 thoughts on “Ramadan Selimi : Pretendojmë turneu Adem Jashari të jetë më i miri këtë vit

  1. Ju pershendes perzemersisht, mire kish me qene me mujte me organizu ne ket menyre si keni shkruar ju deshiroj pune te mbare dhe presim nje spektakel te tille .

  2. Pershendetje ne organizimet boterore zotri Selimi

    Organizimet e turneve nderkombtare sic esht Ahmet Komert, Zlatko Hrbic apo Gongu i Artë, NUK KA dhe smundet te kete boks profesionist per arsye se keto turne organizoen ne plan program te AIBA DHE EABA.
    Per mendimin tim ju zoteri kete turnir te madh qe ka Kosova sot dhe per nder te legjendarit tone ju kisha lut ta kishit vazhdu vetem ne boksin amator, nuk kam pa deri me tash per vetem se te na te ket organizime te tilla. Zgjerimi i turneut dot ishte nje perparim se sa ma shume shtete me qene. Ju lus ne qoftse jeni tu punu qe Kosoves ti kthehet imazhi i viteve 70 apo 80 me arganizime te tilla.

  3. Respekt i nderuari kryetar i FBK-se

    Plotesisht pajtohemi me Ju qe Turneu i Boksit “Adem Jashari” kete vit ta ket nje format ndryshe te organizimit do te ishte mire qe te kyqen te gjithe te interesuarit dhe njerezit profesionalist sepse mendoj se eshte koha qe edhe boksieret shqiptare qe jane jashte Kosoves te kontribojne ne kete turnir qofte me pjesemarrje qofte me konsulenca profesioniste.
    Shpresoj se bashke do ta bejme te pamunduren, respekt dhe te gjitha te mirat.

  4. pershndetije vjen mir qe turneu adem jasharit do te jet turneu maj mir ne balkan qe organizojet ishala marin pjes kret boksera mat mir evropes pershndes krujetar mahmut gorda bokseri federates e boksit te kosoves duhet te punojm te gjidh per mu kon turneu legendes adem jasharit maj forti ket vit

  5. Me vjen mire qe ndegjoj fjale te mira per ker turne te Adem Jasharit, po deshta te theksoj se ky turnir nuk ka mundesi te kete edhe boks profesionist pasi nuk osht spektakel, ky turne por osht tradicional dhe nese duhet ky turne te pranohet dhe shpresojm se do te pranohet ne turnet e EABA APO AIBA atehere duhet te ket boks amater.

    Kryetari i Federates te Boskit te kosoves shume mir e paska cek se ka nevoj per mendimin e ekspertve per ket turne po Boksi i Kosoves ka nevoj edhe per ni kryetar te boksit te kosoves qe e njeh mir boksin dhe i ndimon boksit te kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.