Shefat Isufi humbi meçin, por burrnisht
3 min readLemex Stadium, Levenage, Britani e Madhe, 18 maj 2019 – Shefat Isufi nuk ka arritur të realizoj ëndrrën e tij që të shpallet kampion i botës. Në prani të 10.000 shikuesve në stadiumin Lemex në Levange, Isufi humbi përballjen mbrëmë nga njëri ndër boksierët më të mirë në botë në vitet e fundit në kategorinë e mesme, Billy Joe Saunders me vendim unanim pas 12-raundeve.
Saunders i cili ishte favorit apsolut para përballjes doli të jetë ashtu, por jo siç e kishin favorizuar bastet botërore 100-1. Isufi ishte autsajder, por u tregoi të gjithëve se kjo ishte gabim nga ata duke u mbajtur për 12-raunde dhe duke shpresuar dhe munduar gjatë gjithë kohës të fitoj përballjen.
Dueli filloi furishëm nga Saunders i cili raundet e para i dominoi duke i dhënë mjaft goditje boksierit tonë. Isufi u gjend në pozita të palakmueshme sidomos në raundet tre, katër dhe pesë. Në këto raunde britaniku vazhdimisht ngriste nivelin dhe tempon e meçit, por Isufi këmbngulës, asnjëherë nuk e zënte paniku, ishte i vëmendshëm, qëndronte stojikisht, karrakter, dhe vazhdonte kundër Saunders, duke kërkuar që ta befasoj duke kërkuar goditjen e tij të fuqishme. Në raundin e gjashtë ndodhi ajo që e kërkonte Isufi, pas një tentimi nga Saunders ai kapët me një kroshe të djathtë të fuqishme i cili dridh Saundersin. Ai më pastaj u mundua që të gjej goditjen e radhës por që Saunders iu shmang duke kuptuar që Isufi mund ta befasoj. Ishte raundi i parë i fituar nga Isufi. Në fund të këtij raundi u kuptua që Saunders nuk do të rrezikoj më dhe nuk do të rrezikoj më dhe kjo doli, Saunders iu shmang luftës së drejtpërdrejt dhe të afërt duke boksuar në distancë dhe gjysëm-distancë duke fituar përballjen.
Tre gjyqëtarët vlerësuan fitore e Saunders. Gjyqëtari Matteo Monttela e vlerësoi 117-111 duke i dhënë tre raunde të fituara Isufit. Gjyqëtari tjetër Terry O’Connor 118-110 i cili i dha dy raunde Isufit, ndërsa që i padrejtë ishte Benout Russel i cili vlerësoi 120-108 duke mos i dhënë asnjë raund të fituar Isufit. Kosova Boxing e ka vlerësuar 119-109 për Saunders duke qenë real dhe të sinqert ku Isufi ka fituar vetëm raundin e gjashtë.
Nga kjo humbje Shefat Isufi nuk humbi asgjë, ai përkundrazi fitoj shumë. I tregoi botës që duhet respektuar. I tregoi kundërshtarëve tjerë se nësë dëshirojnë përballjen me te nuk do ta kenë të lehtë. Ky meç do ta motivoj Isufin edhe më shumë, ai e ka sprovuar vetën në një meç të madh duke dëshmuar se ka potencial të përparoj duke vazhduar më tej. Isufi nuk duhet të nxiton tash e tutje, ai me dy-tre fitore tjera duhet që sërish të sfidoj ndonjë titull apo kundërshtar madhor. Nga ajo që ka treguar unë ndjehem krenar me Shefat Isufin. Edhe pse humbi, ai humbi meçin burrnisht duke u larguar nga ringu kryelartë.
Artan Vërbica
19 maj 2019
E pash mecin e tij me te vertete ka luftuar si burrat kurse ne raundin e 6-te Saundersit i ndhmoi edhe arbitri perndryshe Shefati eshte shume pak prezet edhe ne media besoj qe meriton me teper respekt!