RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Pacquiao dhe Thurman paraqiten në New York

1 min read

New York, SHBA, 21 maj 2019 – Dy kampionët e botës në të njejtin version në WBA, Manny Pacquiao “WBA Regular” dhe Keith Thurman
“Super WBA” janë takuar në New York në konferencën e parë për gazetar para përballjes s tyre e cila do të zhvillohet me 20 korrik në MGM Grand – Las Vegas.

”E respektoj Pacquiaon. Ai është legjendë dhe do të rikujtohet në këtë sport, por tani vjen ndryshimi në një erë të re dhe ai do të përfundoj. Do të bëjë atë që Pacquiao i kishte bërë disa vite më parë Oscar De La Hoyas. Pas atij meçi De La Hoya u pensionua” theksoi Thurman për opinionin.

”Jam në boks qe dy dekada dhe nuk jam frikësuar asnjëherë dhe as tani nuk ndjejë ndonjë frikë. Jam i kënaqur që po realizohet ky mec sepse po boksoj me një boksier të pamposhtur.
Arsyeja pse është i pamposhtur më jep më shumë vullnet. Nuk e parashikoj këtë meç por jam 100% i gatshëm. Te shohim kush është më i fortë në ring me 20 korrik” theksoi Pacquiao.

30-vjeçari Thurman deri më tani njeh vetëm fitoret. Ai ka bilanc prej 29 fitoresh (22 KO) pa humbje. Ndërsa Pacquiao i cili ka kaluar 40-tat ka bilanc prej  61 fitoresh (39 KO), 7 humbje dhe 2 barazime në gjithsejt 70 meçe.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.