RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Shefat Isufi humb betejën ndaj Dariusz Sek

2 min read

Dariusz Sek vs. Shefat IsufiCircus Krone, Mynih, Gjermani, 4 korrik – Shefat Isufi nuk ka arritur të triumfoj ndaj polakut, Dariusz Sek, ku u mposht me dorëzim në raundin e tetë. Meçi ka qenë i vlefshëm për titullin WBC EuroAsia Pacific Boxing Council në kategorinë gjysëm të rënd. Ka qenë përgatitja jo e bollshme që boksieri ynë të dal më i mirë se Sek, i cili në disa elemente doli të jetë më i mirë duke fituar këtë përballje me plot meritë. 

Që në raundin e parë Sek tregoi se jo rastësisht ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të fituar ku fitoi këtë raund. Në raundin e dytë u pa një rikthim nga Isufi i cili riktheu shpresën se do të mund të dal fitues. Në raundin e tretë Sek ishte më i mirë duke dhënë më shumë goditje. Raundi i katërt ishte si i barabartë. Por, në raundet në vazhdim, të pestin, gjashtin, dhe të shtatin doli të dominohej meçi nga Sek, ku i bëri me dije se ka stërvitur më shumë dhe dëshira e tij për fitore vetëm po rritej. Ndërsa tek Isufi u pa lodhje dhe shpenzim i energjisë për raundet në vazhdim, ku kjo u dëshmua në raundin e tetë ku nga mbrojtja e tij e ngathët mori goditje në hundë duke pasur gjakosje. U kërkua nga gjyqëtari ndërhyrja dhe konsulltimi me mjekun i cili e pyeti boksierin tonë a mundet të vazhdoj, dhe dha sinjale se po, por ishte trajneri dhe menaxheri i Isufit, Aleksander Petkoviq i cili dorëzoi meçin.
Me këtë humbje, Isufi shënoi humbjen e tretë në karrierë karshi 17 fitoreve (13 KO) dhe dy barazimeve. Ndërsa Sek shënoi fitoren e 23-të në karrierë (8 KO) karshi dy humbjeve.
Isufi është 25-vjeçar, dhe akoma ka kohë për tu përmisuar, por i duhet përkushtim i madhë për arritje më të mëdha.
Kosova Boxing
5 korrik 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.